Kjo është gjendja e vërshimeve në Komunën e Obiliqit

Kosova

Kjo është gjendja e vërshimeve në Komunën e Obiliqit

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 19:51
Obiliq

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjenca, kanë aktivizuar ekipet e emergjencës civile që nga mëngjesi i datës 8 nëntor 2016 dhe është në gjendje gatishmërie në 24 orë, thuhet në një komunikatë për media të kësaj komune.

Komuna lut qytetarët që kanë nevojë, të kontaktojnë në këta numra: 049/831-150, 049 / 831-026, 049/ 831-057 dhe 049/831-265.

“Lumenjtë Sitnica, Drenica dhe Llapi kanë dalë nga shtrati por pa përmbysje në ekonomitë familjare, përjashto livadhet, etj. Plemetini, Obiliqi i vjetër, Bakshia, Dardhishta, Millosheva dhe Graboci monitorohen rregullisht për arsye që përmes tyre kalojnë lumenjtë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Obiliqit.

Sipas këtij njoftimit, bëhet me dije se tre lagje kanë më shumë vështirësi, e ato janë lagja Pllana dhe ajo Rrahmani në Plemetin dhe lagja Sylejmani në Obiliq.

Komuna thotë se është përfunduar edhe rregullimi i shtratit të urës për lëvizje në fshatin Graboc (lagja Behramivit) e cila u dëmtua gjatë vërshimeve dhe daljes nga shtrati të lumit Drenica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat