Asfaltohet rruga “Hadije Spahiu” në Rahovec

Kosova

Asfaltohet rruga “Hadije Spahiu” në Rahovec

Më: 18 nëntor 2016 Në ora: 12:16
Rruga e asfaltuar në Rahovec

Rruga "Hadije Spahiu", në qytetin e Rahovecit është asfaltuar gjatë ditës së enjte, njofton kumtesa komunale.

Janë rregulluar disa shtylla elektrike të cilat kanë qenë të dëmtuara dhe është vendosur edhe ndriçimi në këtë rrugë, gjatësia e kësaj rruge është 130 metra, me kosto rreth 10 mijë euro.

Asfaltimin e rrugës e kanë mirëpritur edhe qytetarët të cilët jetojnë në afërsi të rrugës “Hadije Spahiu”, pasi që sipas tyre, do të ju mundësoj banorëve qarkullim më të mirë, pasi që vërtetë kjo rrugë ka qenë e dëmtuar./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat