Rahoveci fillon pastrimin e proçkave

Kosova

Rahoveci fillon pastrimin e proçkave

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 10:48
Proçka

Në Komunën e Rahovecit kanë filluar punimet në projektin për pastrimin e disa proçkave, përmes këtij projekti, pritet të zvogëlohet rreziku nga përmbytjet e arave nëpër të cilët kalojnë këto proçka.

Feim Fetoshi, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka thënë se në kuadër të projektit për  pastrimin e proçkave në Komunën e Rahovecit, kanë filluar punimet në pastrimi e proçkës në Krushë të Madhe në gjatësi prej 800 metrave. Ai thotë se punët në këtë projekt do të vazhdojnë me pastrimin e proçkës “Rimnik” në Rahovec, në gjatësi prej 1580 metrave dhe pastrimi i kanalit afër liqenit “Bllato” në gjatësi prej 375 metrave.

Drejtori Fetoshi thotë se projekti është në punë e sipër dhe deri me tani, dinamika e punëve është me intensitet të kënaqshëm dhe me pastrimin e proçkave, do të zvogëlohet rreziku nga përmbytjet në vendet ku janë planifikuar të pastrohen këto proçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat