Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se sot është vënë gurthemeli i fabrikës për prodhimin e kërpudhave
Sipas tij, kjo fabrikë do të funksionalizohet brenda gjashtë muajve dhe në të do të punësohen rreth 320 qytetarë të Drenasit.
Njoftimi i Pacollit:
Sot bashkë me kandidatin e AKR për kryetar të Drenasit z. Elmi Thaqi vendosëm gurthemelin e fabrikës për prodhimin e këpurdhave.
Gjithashtu, aty do të ndërtohet edhe qendra grumbulluese e frutave të malit.
Në këtë fabrikë brenda 6 muajsh do të fillojnë punën rreth 320 qytetarë të Drenasit.