Veturat me targa të Bosnjës lejohen të hyjnë në Kosovë

Kosova

Veturat me targa të Bosnjës lejohen të hyjnë në Kosovë

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 13:03
Ilustrim

Përmes njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se të gjithë qytetarët nuk do të kenë pengesë në qarkullimin e lirë të veturave me targa të regjistrimit të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe si rrjedhojë ato lejohen të hyjnë në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme bën me dije se nuk ka reciprocitet, veturat me targa të Bosnjës lejohen të hyjnë në Kosovë.

"Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës informon të gjithë qytetarët se nuk do të ketë asnjë pengesë në qarkullimin e lirë të veturave me targa të regjistrimit të Bosnjë Hercegovinës dhe si rrjedhojë ato lejohen të hyjnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ministria e Punëve të Jashtme gjithashtu ka shprehur keqardhje për vonesat dhe pengesat e ndodhura mbrëmë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat