UNDP lansoi raportin e vlerësimit të nevojave për shkathtësi

Kosova

UNDP lansoi raportin e vlerësimit të nevojave për shkathtësi

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 15:09
UNDP lansoi raportin e vlerësimit të nevojave për shkathtësi

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) lansoi sot raportin “Vlerësimi i nevojave për shkathtësi: Identifikimi i nevojave të punëdhënësve në gjashtë sektorë ekonomik në Kosovë” në prani të Shkëlqesisë së saj Znj. Anne Huhtam?ki, Ambasadore e Finlandës në Kosovë, përfaqësuesve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Autoritetit Kombëtar për Kualifikime dhe UNDP-së.

Raporti ofron një analizë gjithëpërfshirëse të të dhënave të mbledhura përmes Anketës së Punëdhënësve për Shkathtësitë me 587 kompani private nga sektorë të përzgjedhur. Rezultatet e anketës ofrojnë informata lidhur me detyrat dhe shkathtësitë specifike të 13 profesioneve dhe adresojnë rëndësinë e ndryshimeve në shkathtësitë e përgjithshme, përgatitjen e fuqisë punëtore për nevojat e së ardhmes si dhe mekanizmat e implementuara nga kompanitë për të përgatitur punëtorët (trajnimi në vend pune, punësimi i punonjësve të ri, riorganizimi, etj.).

Në përgjithësi, të dhënat nga anketa zbulojnë që një numër kompanish hasin vështirësi në plotësimin e vendeve të punës për profesione të caktuara për shkak të mungesës së aplikuesve me shkathtësi adekuate. Prandaj janë ofruar rekomandime për rishikim apo zhvillim të programeve të reja arsimore dhe programeve trajnuese, të cilat mund të shërbejnë si informata bazë për zhvillimin e standardeve profesionale.

Raporti vlerëson shkathtësitë dhe zotësitë e fuqisë punëtore në profesionet e zgjedhura dhe sektorët strategjikë të identifikuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) me potencial më të lartë për rritje ekonomike, krijim të punësimit dhe përmirësim të deficitit të madh tregtar në Kosovë. Sektorët e vlerësuara janë përpunimi i ushqimit dhe paketimi; teknologjia e informacionit me fokus në kontraktimin e jashtëm të proceseve të punës dhe qendrat e kujdesit për konsumatorë (IT-KPP dhe QKK); përpunimi i metaleve; tekstili dhe veshmbathja; turizmi dhe përpunimi i drurit.

Ai gjithashtu vë në pah shkathtësitë e kërkuara nga punëdhënësit (kërkesa) dhe vepron si burim për të ndihmuar hartuesit e politikave, ofruesit e trajnimeve dhe arsimit që t’i përputhin më mirë politikat dhe programet e zhvillimit të fuqisë punëtore sipas nevojave të tregut të punës (oferta). 

Vlerësimi tregon se punëdhënësit kërkojnë që punonjësit t’i kenë dy shkathtësi specifike profesionale dhe shkathtësi të përgjithshme. Si e tillë, çdo kurrikulë dhe program trajnimi duhet të sigurojë se të diplomuarit kanë shkathtësitë e nevojshme të leximit, shkrimit, aftësi numerike, kompjuterike dhe të tjera të përgjithshme si: shkathtësitë grupore, të komunikimit, kreative/inovative, përshtatja me pajisjeve ose materiale të reja. Shumica e kompanive të anketuara konsiderojnë se shkathtësitë e lartpërmendura janë gjithnjë e më të rëndësishme. Për sektorët tërheqëse për gratë dhe të rinjtë, siç përpunimi i ushqimit dhe TI, rekomandohet që të sigurohet shkollim adekuat praktik.

Kompanitë e anketuara janë identifikuar si inovative meqë shumica prej tyre kanë raportuar inovacione në dy vitet e fundit, duke përfshirë ndryshimin apo përshtatjen e praktikave, produkteve ose shërbimeve të tyre në përgjigje të vetëdijesimit apo rregulloreve mjedisore. Kjo gjithashtu tregon se sistemet e arsimit duhet të jetë fleksibike dhe të përshtaten me këto ndryshime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat