Komuna e Rahovecit mbajti debatin publik

Kosova

Komuna e Rahovecit mbajti debatin publik

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 13:42
Pamje nga mbledhja e sotme e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Komuna e Rahovecit ka mbajtur debatin publik për “Planin për transparencë dhe të aktiviteteve të Komunës së Rahovecit për vitin 2017”.

Sipas njoftimit për media nga kjo komunë, të pranishëm në këtë debat, ishin  qytetar dhe zyrtar të OJQ-ve, të cilët veprojnë në Komunën e Rahovecit.

 Haziz Krasniqi, zyrtar për Informim në Komunën e Rahovecit tha se ky plan ka pesë shtylla dhe ato janë: objektiva, aktivitetet, njësia apo personi përgjegjës për publikimin e dokumenteve, vendi i mbajtjes së aktiviteteve dhe afatet ligjore.

Krasniqi, foli edhe për përmbajtjen e këtij plani dhe sipas tij ky plan përmban trembëdhjeta pika siç janë: mbledhjet e rregullta të Kuvendit Komunal dhe të Komiteteve, mbledhjet e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Rahovecit, konsultimet me publikun, takimet me publikun,  takimet dhe intervistat e kryetarit të Komunës me mjetet e informimit, OJQ- dhe qytetarë, e drejta e qasjes në dokumente publike, kërkesë për informim, iniciativat qytetare dhe peticioni, publikimi i akteve komunale, freskimi i ueb faqes zyrtare të Komunës, qasja e shërbimeve për qytetarët transparente dhe e shpejtë, prokurimi transparent, procedurat e punësimit transparente për qytetarët dhe dëgjimet publike për buxhetin e Komunës./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat