Nika: Nëse Lladrovci nuk i vlerëson kundërkandidat, nuk i vlerëson as qytetarët

Kosova

Nika: Nëse Lladrovci nuk i vlerëson kundërkandidat, nuk i vlerëson as qytetarët

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 19:58
Bedri Nika

Bedri Nika, kandidati për kryetar të Drenasit nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nëse Lladrovci nuk i vlerëson kundërkandidat e tij, ai nuk do t’i vlerësojë as qytetarët.

Këtë komente Nika i ka bërë duke iu referuar deklaratës së Ramiz Lladrovcit, kandidati për kryetar të PDK-së, i cili tha në Info Magazine se për atë nuk ka asnjë kandidat serioz në Drenas.

“Besoj se Lladrovci nëse nuk e sheh asnjë kandidat serioz atëherë nuk e sheh as qytetarin e Drenasit”, ka thënë Nika.

“I vlerësoj të gjithë kandidatët, po nuk besoj që ka konkurrent tjetër përveç partisë në pushtet, por që as ajo nuk e ka mbështetjen qytetare”.

“Qytetarët e Drenasit vendosin se kush do të fitojë. Kam respekt për të gjithë kandidatët”.

“Ftoj që të gjithë të dalin të votojnë dhe vullneti i tyre të respektohet. Kurse 4 dhjetori le të jetë ditë e demokracisë në Drenas”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat