Krasniqi: Për herë të parë po flitet lirshëm në Drenas

Kosova

Krasniqi: Për herë të parë po flitet lirshëm në Drenas

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 20:00
Albert Krasniqi

Monitoruesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Albert Krasniqi ka thënë se kanë filluar përgatitjet për vëzhgimin e zgjedhjeve në Drenas.

Krasniqi ka thënë se problem mund të konsiderohet mbajtja e fushatave pasi nuk ka salla që të bëhet fushatë.

“Ne tashmë kemi filluar përgatitjet për vëzhgimin e zgjedhjeve në Drenas dhe fushatat e subjekteve politike”.

“Është problematike mbajtja e fushatave pasi nuk ka salla që të bëhet fushatë. Kështu që ka mbetur që kjo të bëhet nëpër oda”.

“Është aspekti gjinor që vërehet pasi nëpër oda nuk është se pjesë marrin gratë. Gratë përbëjnë 50% të trupës elektorale në Drenas dhe është mriz që edhe ato të jenë pjesë e fushatës”.

Krasniqi ka thënë se kanë zhvilluar takime me të gjithë kandidatët që janë në garë në mënyrë që t’i shmangen parregullsive.

“Sot kemi takuar të gjithë kandidatët që do të jenë në garë. Qëllimi ka qenë që të instalohet bashkëpunimi që të t’i shmangemi parregullsive”.

“Kërkuam nga ata që mos t’i përfshijnë fëmijët në fushatë zgjedhore. Kjo është vërejtur se është bërë edhe në mënyrë të organizuar ku janë vërejtur të veshur me fanella”.

Sipas Krasniqit për herë të parë po flitet më lirshëm në Drenas dhe kjo mund të konsiderohet si veçantia e kësaj gare.

“Ajo qe kemi parë është se po flitet më lirshëm në Drenas. PDK ka qenë me e fortë më parë dhe tash kemi më shumë kandidatë – kjo është edhe veçantia e kësaj gare”.

“Për shantazhe flitet vazhdimisht por ne nuk kemi arritur ta vërejmë këtë. Njerëzit thuhet se janë kërkcënuar me vende pune, apo qoftë edhe për një “Like” në Facebook”.

“Kjo është hera e parë kur ka numër kaq të madh të vëzhgueseve në Drenas ku edhe mund të shërbejë që procesi zgjedhor të shkoj pa ndonjë parregullësi”, ka thënë Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat