Kjo është mundësia e shtetasve të Kosovës për të punuar në Gjermani

Kosova

Kjo është mundësia e shtetasve të Kosovës për të punuar në Gjermani

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 20:49
Ilustrim

Janë regjistruar në Prizren, e synim e kanë shkuarjen në Gjermani.

E një kontratë pune në shtetin më të fuqishëm evropian këta të rinj do ta fitojnë  pasi të kenë kryer një vit shkollim në institucionin për arsim dhe aftësim profesional  DBBS që u përurua në qytetin kosovar, të enjten.

Të interesuarit për këtë lloj aftësimi kanë mundësi të aplikojnë në disa drejtime.

Për krejt këto profile ka mjaft të interesuar. Kjo pasi, kandidatët u nxitën nga fakti që mund të punësohen jashtë Kosovës.

Investitori  që hapi këtë shkollë është shtetas gjerman që prej 30 vitesh u mor me profilet, të cilat tash I ofron shkolla për t’i mësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat