Enver Hoxhaj e zbulon pse PDK u përcaktua që ta kandidojë Lladrovcin në Drenas

Kosova

Enver Hoxhaj e zbulon pse PDK u përcaktua që ta kandidojë Lladrovcin në Drenas

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 00:19
Fushata, Lladrovci

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, në RTV Dukagjini ka folur për zgjedhjet e parakohshme në Drenas, ku kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të kësaj komune është Ramiz Lladrovci.

Hoxhaj ka treguar se takimet e shumta të zyrtarëve të PDK’së në Drenas nuk janë për shkak se kjo parti ndihet e rrezikuar në njërin nga bastionet e saj.

Ministri i Jashtëm ka thënë se përcaktimi i Lladrovcit si kandidat për këtë komunë ka ardhur si rrjedhojë e qëllimit të kësaj partie për zhvillimin e Drenasit, dhe kjo, sipas tij, mund të arrihet me këtë kandidat.

Hoxhaj ka thënë në “Komiteti Qendror” se Lladrovci është punëtor dhe ai ka qenë aktiv në çështjet brenda Kosovës edhe gjatë kohës kur ai ishte ambasador i Kosovës në Shqipëri.

Ai ka shtuar se përkrahja e qytetarëve të Drenasit për Lladrovcin është tejet e madhe, dhe se PDK’ja pret që këtë komunë ta fitojnë bindshëm, pa mundësi të shkuarjes në balotazh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat