Sot mbyllet fushata për kryetar të Drenasit

Kosova

Sot mbyllet fushata për kryetar të Drenasit

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 08:08
Drenasi

Sot përfundon fushata pesë ditore e subjekteve politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit.

Në garë për ta drejtuar Drenasin deri në zgjedhje lokale, janë Ramiz Lladrovci nga Partia Demokratike e Kosovës, Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën, Bedri Nika nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Elmi Thaçi nga Aleanca Kosova e Re, Vehbi Berisha nga Partia Fjala, si dhe Xhavit Drenori si kandidat i pavarur. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk po marrinë pjesë në këto zgjedhje.

Lidhur me zgjedhjet në Drenas, të cilat do të mbahen të dielën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mban mbledhjen e radhës. Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit do të mbajnë konferencë të përbashkët për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Drenas.

Në redaksinë tonë deri tani është Nisma për Kosovën e cila ka njoftuar se do të mbaj tubimin e mbylljes së fushatës në Palestrën e Sporteve në fshati Poklek i Ri të Drenas, duke filluar nga ora 14:00, si dhe Partia Demokratike e Kosovës, e cila do të mbaj tubimin e mbylljes së fushatës në po të njëjtin vend, duke filluar nga ora 18:00.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka arritur shkallë të lartë mobilizimi në përgatitjet dhe implementimin e proceseve zgjedhore, ngjashëm edhe lidhur me procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këtë komunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat