Vazhdojnë investimet në infrastrukturën rrugore të Xërxes

Kosova

Vazhdojnë investimet në infrastrukturën rrugore të Xërxes

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 15:17
Investimet në infrastrukturën rrugore të Xërxes

Në fshatin Xërxe të Komunës së Rahovecit janë duke u realizuar disa projekte që financohen nga buxheti komunal dhe që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë fshat.

Behar Thaçi, kryetar i Këshillit të fshatit Xërxe, për punimet në projektet të cilat janë realizuar dhe që janë në realizim e sipër sqaron se brenda vitit 2016 kanë filluar punimet në ndërtimin e kanalizimit fekal, kubëzimin dhe asfaltimin e dy rrugëve, pastrimi i përroskave në brendësi të fshatit, rregullimin dhe rrethimi i oborrit të shtëpisë së kulturës.

Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike tha se punimet në projekte të cilat janë duke u realizuar në fshatin Xërxe, janë duke shkuar ashtu siç edhe janë të planifikuara. Behra shprehet se asfaltimi i njërës prej rrugëve me gjatësi prej 315 metrave, është bërë pasi që nëpër atë segment të rrugës kalojnë mjete bujqësore dhe mjete të tjera të rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat