Nika: Me LDK-në Drenasit i kthehet dinjiteti

Kosova

Nika: Me LDK-në Drenasit i kthehet dinjiteti

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 17:09
Bedri Nika

(E plotësuar) -  Në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedore për kryetar të Drenasit, Lidhja Demoktarike e Kosovës premtoi zhvillim ekonomik të kësaj komune dhe ngritje të cilësisë arsimore e kultuore.

Bedri Nika, kandidati i LDK-së për kryetar, tha se banorët e Drenasit e kanë të qartë se LDK-ja i duhet Drenasit dhe shtoi se programi, i cili është prezantuar nga ai, ka për bazë nevojat e qytetarëve, raporton KosovaPress.

Nika: Me LDK-në Drenasit i kthehet dinjiteti

“Banorët e Drenasit jam i bindur që tash e kanë të qartë faktin, se vetëm me LDK-në Drenasit i kthehet ai që e meriton, dinjitetin. Jam krenar që gjatë këtyre ditëve kam arritur që të ndjej secilin breng tuaj, secilin hall dhe jam krenar që para jush kom prezantuar një program shumë të qartë, i cili është i bazuar 100 për qind në nevoja tuaja, është bazuar thellësisht në atë që i nevojitet banorëve, e jo pushtetarëve te Drenasit”, tha Nika.

Ndërsa, kryetari i LDK-së dhe kryeministri, Isa Mustafa tha se rëndësi themelore, do t’i jepet zhvillimit të Drenasit në përgjithësi si dhe përmendi programin e kandidatit të LDK-së për kryetar, duke e cilësuar atë si shumë të pasur dhe të realizueshëm.

Mustafa: Rëndësi themelore do t’i japim zhvillimit të kësaj komune

“Rëndësi themelore do t’i japim zhvillimit ekonomik, punësimit të të rinjve, perspektivës sonë jetësore në këtë komunë dhe në Kosovë, prandaj ju siguroj se do të ndërmirren të gjitha masat që Komuna e Drenasit të zhvillohet, ashtu siç është zhvilluar këtu një zonë e suksesshme ekonomike, ashtu siç kryetari i ardhshëm i komunës prezantoi para jush një program të pasur dhe shumë të realizueshëm të zhvillimit ekonomik, arsimor, kulturor, shëndetësor, ashtu ne do të punojmë që kjo komunë të zhvillohet dhe të ketë prosperitet”, tha Mustafa.

Fushata për kryetar të Komunës së Drenasit ka zgjatur pesë ditë dhe kjo është dita përmbyllëse. Votimi do të fillojë të dielën në ora 07:00, ku edhe do të vendoset se kë do ta zgjedh Drenasi për kryetar.

Image
 
 
Nika: Me LDK-në, Drenasit do t’i kthehet dinjiteti

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka përmbyllur fushatën pesë ditore për kryetar të Drenasit.

Në përmbyllje të fushatës kanë marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës  dhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa, zëvendëskryeministri  Ramiz Kelmendi, Arban Abrashi  dhe zyrtarë tjerë të kësaj partie.

Gjatë fjalimit të tij në tubimin përmbyllës kryeministri Mustafa tha se kjo pjesëmarrje e njerëzve që ishin mbledhur në Palestrën e Sporteve flet më së miri se LDK po kthehet “fuqishëm në Drenas, në vendin e saj”.

“Radhët e LDK-së po zgjerohen çdo  ditë dhe unë jam i lumtur. Këto radhë i kanë qëndruar besnik LDK-së për 25 vjet”, tha Mustafa.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Drenasit Bedri Nika tha se me LDK-në, Drenasit do t’i kthehet dinjiteti.

Nika ftoi qytetarët që më 4 dhjetor t’ia kthejnë Drenasit “ndryshimin e madh”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat