Fillon heshtja zgjedhore për kryetar të Drenasit

Kosova

Fillon heshtja zgjedhore për kryetar të Drenasit

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 08:00
Ilustrim

Pas pesë ditë fushatë publike dhe disa javë fushatë “në oda”, në këto çaste ka filluar heshtja zgjedhore për kryetar të Drenasit, ku garojnë 6 kandidatë.

Sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, heshtja zgjedhore fillon një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve dhe heshtja hynë në fuqi në ora 24:00. Në heshtjen zgjedhore ndalohet çdo organizim apo thirrje publike për cilin do kandidat që garon në zgjedhje, po ashtu janë të ndaluara edhe të gjitha llojet e marketingut.

Në garë për kryetar të Drenasit janë: Ramiz Lladrovci nga PDK, Isa Xhemajlaj nga koalicioni Nisma – AAK, Bedri Nika nga LDK, Vehbi Berisha nga Fjala dhe Xhavit Drenori i pavarur. Në lisën e votimit do të jenë edhe emrat e dy kandidatëve të pavarur që janë tërhequr nga  gara Naim Bazaj dhe Rrahim Elshani.

Votimi për të parin e Drenasit do të fillojë të dielën në ora 07:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat