Sot, ditë ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara

Kosova

Sot, ditë ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 09:18
Personat me aftesi te kufizuara

Asambleja e Kombeve të Bashkuara, në vitin 1992, shpalli 3 Dhjetorin ditë ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar, me qëllim të promovimit të të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqene të personave me aftësi te kufizuar.

Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, parasheh se për t’u mundësuar personave me aftësi të kufizuara që të jetojnë në mënyrë të pavarur dhe që të marrin pjesë plotësisht në të gjitha aspektet e jetës, shtetet marrin masa të duhura për t’u siguruar personave me aftësi të kufizuar, në mënyrë të barabartë me të tjerët, qasje në mjediset fizike, në transport, në informacione dhe komunikime, duke i përfshirë teknologjitë dhe sistemet e informacioneve dhe të komunikimeve, dhe në objekte dhe shërbime të tjera që janë të hapura ose që i ofrohen publikut.

HANDIKOS ka shënuar dje këtë ditë, kun ë një konferencë për media është thënë se institucionet e Kosovës duhet zbatuar Strategjinë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, zbatim të ligjeve, njohje dhe respektim të drejtave, krijim të qasjes dhe ofrim të shërbimeve shëndetësore dhe rehabilituese, përfshirje në arsim dhe krijim të kushteve të përgjithshme për pjesëmarrje të barabartë në shoqëri të personave me aftësi të kufizuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat