Për herë të parë pasluftës do të ketë balotazh në Drenas

Kosova

Për herë të parë pasluftës do të ketë balotazh në Drenas

Nga: Bota sot Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 08:22
Pamje nga konferenca e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

(E plotësuar) - Për herë të parë në historinë e pasluftës do të ketë balotazh në komunën e Drenasit.

Kjo pasi që asnjëri nga gjashtë kandidatët nuk kanë arritur mbi 50 përqind të votave për kryetar të kësaj komune.

 Që nga paslufta zgjedhjet me të parën i ka fituar PDK-ja madje me mbi 80 përqind  të votave. Por kësaj radhe gjendja ka ndryshuar.

 Kandidati për kryetar të PDK-së Ramiz Lladrovci ka marrë 46 përqind të votave ose mbi 9 mijë vota, i pasuar nga rivali i tij Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën me 27 përqind të votave, ose 5255 vota.

 Rezultatet preliminare i ka shpallur kryetarja e KQZ-së Valdete Daka e cila tha se në Drenas do të ketë  balotazh e sipas të gjitha gjasave pritet të mbahen më 1 janar.

 Daka: PDK e para, Nisma e dyta

“Nga 70 vendvotime, dy vendvotime janë mangut për të për të  cilat   kemi disa mospërputhje dhe në njërin ende vazhdon numërimi.  40 përqind  e qytetarëve kanë  votuar. Rezultatet janë: PDK  9 mije e 11 vota ose 45.4 përqind,  Nisma 5255 vota apo 26.56 përqind, kandidati i pavarur Xhavit Drenori 2437 vota, Elmi Thaci nga AKR-ja 1491 vota,  bedri Nika nga LDK-ja 1041 vota, Vehbi Berisha nga partia Fjala 518 vota”, tha Daka.

Edhe pse ishin tërhequr nga gara Naim Bazaj ka marrë 24 vota dhe Rrahim Elshani 8 vota.

 Daka tha se në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht dhe ato të personave me aftësi të kufizuar.

Daka: Drenasi shkon në balotazh

 “Në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara. Nga këto rezultate na del se do të kemi balotazh mes PDK dhe Nismës për Kosovën.  Rezultatet preliminare do t’i kemi kur ipen nga KKZ- ja. Balotazhi sipas ligjit është 4 javë nga dita e zgjedhjeve por për këtë me saktësisht do t’iu informojnë pasi t’i kemi rezultatet përfundimtare”, tha Daka.

 Drenasi sot ka mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune pasi që Nexhat Demaku kishte dhënë dorëheqje nga pozita pasi që Gjykata e Apelit kishte konfirmuar dënimin ndaj tij për krime lufte.

Në garë për të parin e Drenasit kanë qenë gjashtë kandidatë.

E konfirmon KQZ:  Në Drenas Lladrovci e Xhemajlaj në balotazh

Edhe Komisioni Qendror Zgjedhor konstatoi se në komunën e Drenasit do të ketë balotazh.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se nga numërimi i 70 vendvotimeve kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci ka arritur mbi 45 përqind të votave, pasuar nga kandidati i Nismës Isa Xhemajlaj me mbi 27 përqind.

Sipas Dakës ende nuk dihet kur do të mbahet raundi i dytë edhe pse sipas ligjit balotazhi duhet të mbahet katër javë pas mbajtjes së zgjedhjeve e që i bie më 1 janar.

Zyrtare: Drenasi shkon në balotazh, Lladrovci 45,54%, Xhemajlaj 26,56%

Komuna e Drenasit do të shkojë në balotazh.

Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën do të jenë përball edhe njëherë në balotazhin për kryetar të Drenasit.

PDK-ja ka ndërruar traditën e fitoreve në këtë qytet të Drenicës, kur arrinte të fitonte që në raundin e parë të zgjedhjeve. Për herë të parë Drenasi do të shkojë në raundin e dytë të votimeve.

Në zgjedhjet e së dielës së 4 dhjetorit, në 97.22 për qind të votave të numëruara, Ramiz Lladrovci ka marrë 45.54 për qind të votave, ndërsa Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën ka marrë 26.56 për qind të votave.

I treti ka dal kandidati i pavarur, deri dje pjesë e PDK-së, Xhavit Drenori që në këto zgjedhje i vetëm ka marrë 12.32 për qind të votave.

AKR-ja ka shënuar rritje të konsiderueshme në krahasim mezgjedhjet e kaluara lokale. Elmi Thaçi ka trefishuar votat e partisë së Behgjet Pacollit në Drenas, duke marrë këtë herë 7.54 për qind të votave.

LDK-ja ka shënuar rënie të lehtë, ndërsa në këto zgjedhje kandidati i saj, Bedri Nika ka marrë 5.26 për qind të votave.

Vehbi Berisha i partisë “Fjala” ka marrë 2.62 për qind.

Naim Bazaj e Rrahim Elshani kanë nën 1 përqind.

Balotazhi pritet të mbahet më datën 1 janar.

Image

Rezultati me 90 % të votave: Lladrovci 45 %, Xhemajlaj 27 %

Janë numëruar mbi 90 për qind të votave në Drenas, ose 65 nga 72 vendvotime.

Kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci vazhdon të kryesojë me 45,27%.

Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën mbetet i dyti me 27,45%.

Kandidati i pavarur, Xhavit Drenori ka mbledhur 12,29%

Elmi Thaçi i AKR-së është i katërti me 7,52%.

Ndërsa,Bedri Nika i LDK-së mbetet i pesti me 4,72%.

Numërohen 80 për qind të votave, Ramiz Lladrovci mbetet nën 50 % 

Janë numëruar rreth 80 për qind të votave, ose 57 nga 72 vendvotime.

Ato e mbajnë Ramiz Lladrovcin e PDK-së fitues, por Drenasi do të shkojë në balotazh.

Lladrovci ka 46,31 për qind të votave.

Pas tij mbetet Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën, me 27,46 %.

Kandidati i pavarur, Xhavit Drenori ka mbledhur 12.48 %.

Elmi Thaçi i AKR-së është i katërti me 6.37 %.

Ndërsa Bedri Nika i LDK-së mbetet i pesti me 4.63 %.

Numërohen 60 për qind të votave, vazhdon rënia nën 50 e Lladrovcit

Nga 55 vendvotime apo 76.39% të votave, kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci po e ruan epërsinë me 46,31% të votave.

Pas tij, renditet kandidati i Nismës për Kosovës Isa Xhemajlaj, i cili deri më tani ka 27,61%.

Në pozitën vazhdon të qëndrojë kandidati i pavarur Xhavit Drenori me 12,22% të votave.

Elmi Thaçi i AKR-së është i katërti me 6,40%.

Ndërsa Bedri Nika mbetet i pesti me 4,66%.

Image
Konferenca e KQZ-së

KQZ publikon rezultatet e para, prin Ramiz Lladrovci

KQZ në faqen e saj zyrtare ka filluar publikimin e rezultateve nga zgjedhjet në komunën e Drenasit.

Nga 6 vendvotime të numëruara deri më tani PDK dhe kandidati Ramiz Lladrovci është duke prirë me numër më të madh të votave, i dyti është kandidati i Nismës Isa Xhemajlaj, kandidati i pavarur Xhavit Drenori renditet në vendin e tretë, AKR në evndin e katërt, LDK e pesta, kandidati i partisë Fjala i gjashti. Ndërsa nga numërimi i këtyre votave, janë votuar edhe Naim Bazaj dhe Rrahim Elshani të cilët janë tërhequr nga kjo garë.

Për të parë rezultatet në kohë reale mund të klikoni në këtë faqe:

http://rezultatet.kqz-ks.org/Results.aspx?RaceID=1&UnitID=4&IsPS=0&Turnout=0&LangID=2

Image

KDI publikon rezultatet e para për zgjedhjet në Drenas

Instituti Demokratik i Kosovës KDI ka publikuar rezultatet jo zyrtare për 65% të vendvotimeve në Komunën e Drenasit.

Sipas këtyre rezultateve, Ramiz LLadrovci I PDK-së prin më 46 %,  ai I Nismës për Kosovën ka marrë 25 % të votave.

I treti  sipas këtyre rezultateve është kandidati i pavarur Xhavit Drenori më 13 %, Elmi Thaçi i AKR-së ka marrë 7 % të votave, Bedri Nika i LDK-si LDK-së 6 %,  si dhe Vehbi Berisha  3 %.

Rrahim Elshani dhe Naim Bazaj 0 %.

KQZ tregon numrin e votuesve në zgjedhje në Drenas

Komisioni Qendror Zgjedhor ka vlerësuar se pjesëmarrja në votime të qytetarëve të Drenasit është 21 mijë e 318 votues, apo 40.55 përqind.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor Valdete Daka, ka thënë se  në vitin 2013, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e kësaj komune ka qenë 48 përqind.

Ajo ka falënderuar votuesit për siç ka thënë ajo, kulturën e lartë demokratike të treguar sot.

Valdete Daka: Dalja e votuesve në zgjedhje është 40.55 për qind

"Ne bazë të të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike nga qendrat e votimit në komunën e Gllogovcit, janë mbyllur të gjitha me kohë dhe dalja e votuesve në zgjedhje është 21 mije e 318 votues, apo 40.55 për qind të votuesve. Krahasuar me zgjedhjet e kaluara lokale të vitit 2013 deri në të njëjtën kohë kanë votuar 24 mijë e 362 votues apo 48. 66 për qind të votuesve. Deri më tani procesi zgjedhor ka shkuar pa ndonjë parregullsi që do të cenonte integritetin e zgjedhjeve. Në emër të KQZ- së dua të falënderoj të gjithë qytetarët e kësaj komune që e shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar dhe për kulturë të lartë demokratike të treguar sot", tha ajo./

 Daka bëri të ditur se në orën 21:00 do të bëhen publike rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Drenas.

Mbyllen vendvotimet në Drenas

Pikërisht në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet në komunën e Drenasit.

Reporterët nga tereni raportojnë se tashmë është mbyllur edhe qendra më e madhe në shkollën “Rasim Kiçina” dhe ajo në shkollën “Halil Bajraktari”.

 Në këtë komunë sot janë mbajtur zgjedhjet për kryetar të komunës pasi që Nexhat Demaku dha dorëheqje nga kjo pozitë pasi që Gjykata e Apelit ia konfirmoi dënimin prej tri vitesh.

Votimet në këtë komunë kanë filluar në orën 7 të mëngjesit dhe të drejtë vote kanë mbi 52 mijë votues të kësaj komune.

Në garë për të parin e Drenasit janë Ramiz Lladrovci nga PDK, Isa Xhemajlaj nga Nisma, Bedri Nika nga LDK, Vehbi Berisha nga partia Fjala, Elmi Thaçi nga AKR dhe Xhavit Drenori kandidat i pavarur.

Image
 

DnV: 41 % të qytetarëve votuan në Drenas

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” është duke vëzhguar mbylljen e vendvotimeve dhe fillimin e numërimit të votave në Komunën e Drenasit.

Sipas DnV-së dalja e votuesve në zgjedhjet e sotme është 21,723 votues, apo 41 përqind. 

DnV thotë se të gjitha vendvotimet janë mbyllur deri në porën 17:30, dhe nuk është vërejtur ndonjë parregullsi gjatë mbylljes.

KIZ: Deri në ora 16:00 në Drenas kanë votuar 32 për qind të qytetarëve

Koalicioni për Integritet Zgjedhor, në një konferencë për media ka njoftuar se deri në orën 16:00 dalja e qytetarëve në zgjedhje në komunën e Drenasit është 32 për qind.

Ndërsa u tha se janë evidentuar parregullsi, siç është fotografimi i votës, votimi familjar, asistimi i vëzhguesve të partive politike në votimin e qytetarëve në komunën e Drenasit dhe parregullsi tjera, të cilat kanë zbehur procesin e votimit në komunën e Drenasit. Betim Musliu nga KIZ në një konferencë për media tha se deri tani janë katër raste ku komisionerët dhe vëzhguesit, janë marrë në pyetje, lidhur me incidente të ndryshme në vendvotime.

Musliu tha se përveç rastit të Abrisë, ku ka pasur një marrje në pyetje të kryesuesit, për shkak të dyshimeve se në këtë qendër  të votimit ka pasur një fotografim të votës, është arrestuar dhe një vëzhgues tjetër në Gradicë, i cili dyshohet për vepër penale të kanosjes dhe se edhe dy vëzhgues të tjerë janë duke u intervistuar nga ana e policisë. E si shqetësim ai e përmendi dhe ndaljen e rrymës në fshatin Qikatovë në orët e mbrëmjes.

Image
Betim Musliu nga KIZ

Musliu: Shqetësuese ndalja e rrymës në orët e mbrëmjes

 “Rasti tjetër në Gradicë, ku një vëzhgues është arrestuar dhe është marrë në pyetje dhe ky dyshohet për kryerjen e veprës penale që ndërlidhet me kanosje dhe së fundi kemi dhe dy vëzhgues të tjerë që janë ndaluar dhe janë marrë në pyetje nga ana e policisë. Janë duke u intervistuar dhe nuk ka ndonjë informacion të ri se çfarë është vendosur në lidhje me ta. Dhe informacioni i fundit që vjen është se në fshatin Qikatov ka ndalim të rrymës. Tash në orët e mbrëmjes është një shqetësim që e kemi adresuar. Gjatë ditës kemi pasur raste të evidentuara të fotografimit të votës dhe kjo paraqet një prej shqetësimeve që e kanë evidentuar monitoruesit tanë. Sepse në këtë rast po shohim se dikush i ka borxh dikujt. Sepse fakti që po fotografohet vota le me nënkuptu se dikush ka me i raportu dikujt...Po ashtu ajo që ka qenë shqetësim dhe pothuajse është shndërruar në traditë, është çështja e votim it familjar, ku vetëm nga ora 12 deri në orën 16 janë 23 raste të reja të cilat janë evidentuar”, tha ai.

Image
Zëdhënësi i shtabit zgjedhor të PDK-së në Drenas, Betim Berisha

PDK: NISMA e AKR po blejnë votat

Zëdhënësi i shtabit zgjedhor të PDK-së në Drenas, Betim Berisha, ka thënë se Drenasi tashmë është vërshuar nga aktivistë të Nismës nga Malisheva dhe AKR-së nga Mitrovica, të cilët po tentojnë që t’i blejnë votat.

Berisha në një konferencë  për media tha se asnjë komisioner i PDK-së nuk e ka provokuar situatën dhe se ata që po provokojnë situatën janë komisionerët e Nismës. Berisha i ftoi simpatizantët e Nismës dhe AKR-së që të mos  humbin kohë,  dhe të mos udhëtojnë nga Mitrovica e Malisheva  për ta prishur procesin zgjedhor në Drenas, sepse do të ndahen të zhgënjyer me votën që do ta marrin nga qytetarët e Drenasit.

Berisha: AKR e Nisma po tentojnë të blejnë vota në Drenas

 “Unë do t'ua jap një lajm juve dhe i bëj apel Policisë në Drenas dhe Prokurorisë se tash veç ka filluar të mbushet Drenasi aktivistë nga Malisheva dhe Mitrovica, të cilët besoj dhe shpresoj që procesi të shkoj mirë. Mirëpo vërshimi i tyre në këto orë të vona, duke i munduar t’i joshin qytetarët e Drenasit dhe të blejnë votën e qytetarëve të Drenasit, unë u them se nuk blihet vota e qytetarëve të Drenasit. PDK është e sigurte që do të jetë fitimtare në këto zgjedhje ...Unë i ftoj dhe partitë tjera të cilat i ka kapur një panik, s’ka nevojë as nga Mitrovica, e sidomos as nga Malisheva që t’i kap panik për humbjen e tyre në Drenas. Unë ftoj dhe bëj apel të gjithë vëzhguesve dhe komisionerëve që ta ruajnë votën e qytetarit ashtu siç e kanë ruajtur çdo herë”, tha zëdhënësi i PDK-së në Drenas, Betim Berisha. 

Image
Qendër votimi në Drenas

KDI: Deri në orën 17:00 nuk kemi evidentuar ndonjë parregullsi

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se deri në orën 17:00 nuk ka pasur ndonjë parregullsi shqetësuese gjashtë procesit zgjedhor në Drenas.

Visar Sutaj nga KDI ka thënë se nga vëzhguesit tanë në qendrat e votimit,  nuk ka ndonjë evidentim për parregullsi

Nisma: Policia e Prokuroria janë vënë në shërbim të pushtetit

Sekretari për ekonomi dhe financa i Nismës për Kosovën, Shyqyri Bytyqi, nga selia e partisë në Drenas, ka thënë se Policia dhe Prokuroria e Shtetit janë vënë në shërbim të pushtetit.

“Po na I arrestojnë vëzhguesit tanë në Negroc. Kemi arrestim të komisionerit tonë. Policia dhe Prokuroria mos të bëhen dorë e zgjatur e pushtetit. Këto orë tash të pasdites të mos bëhen për manovrime të votave", tha Bytyqi i Nisma për Kosovën.

DnV: Deri në ora 16:00 votuan 32% të qytetarëve

Koalicioni i Organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, ka raportuar se deri në ora 16:00 në Drenas kanë dal në votime 32% të votuesve.

“Dalja në zgjedhje deri në ora 16:00 është 16,889 votues apo përkthyer në përqindje 32%. Trendi i daljes nga ora 12:00 është rritur për 19%”, raporton DnV. 

KQZ: Deri në ora 15 në Drenas votuan 27 për qind e qytetarëve

Deri në orën 15:00, në Drenas votuan 14 mijë e 193 qytetarë, apo 27 për qind e votuesve në këtë Komunë.

Këto të dhënë u bënë të ditura në konferencën e tretë për media, nga Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Daka: 27 për qind  e qytetarëve të Drenasit kanë votuar deri në orën 15:00

“Në bazë të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike nga qendrat e votimit në Komunën e Gllogovcit , deri në orën 15:00, kanë votuar gjithsej 14 mijë e 193 votues apo 27 për qind të votuesve të përgjithshëm. Deri më tani sipas informatave , procesi i votimit është duke shkuar në rregull.”, tha Daka.

Lexo edhe këtë:'Shpërthejnë' qytetarët në Drenas, fotografojnë votën dhe e hedhin në rrjete sociale

Ajo nuk ka dashur të komentoj çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë. Daka tha se për këto çështje duhet të i drejtohemi Prokurorisë së Shtetit. Ajo po ashtu nuk deshi të jap asnjë koment në lidhje me arrestimet dhe intervistimet që sot Policia dhe Prokuroria ka bërë në disa qendra të votimit.

Daka: Për çështjet e sigurisë, drejtohuni tek prokuroria e Shtetit

“Për të gjitha pyetjet lidhur me çështjet e sigurisë ju lutem të kontaktoni, prokurorinë. Për atë punë ju thashë se ne nuk kemi informacione se vëzhgues të cilës parti janë , apo eventualisht të ndonjë OJQ-je, për atë ju thashë që ti keni informatat , konkrete edhe të jemi më korrekt me juve është më mirë që të kontaktoni me organet kompetente , respektivisht me Prokurorinë e Shtetit”, tha Daka.

Kjo është konferenca e dytë që dytë e kryetares së KQZ-së nga selia e Komisionit. Ndërkohë konferenca e radhës do të mbahet në ora 19:30. 

* * * *

Një vëzhgues është shoqëruar në polici në Gradicë, ku është e vendosur Qendra e Votimit 0305e.

Shoqërimi i tij ka ndodhur pasi ai kishte problem me një vëzhgues tjetër.

Kallxo ende nuk ka arritur të konfirmojë për përkatësinë politike të vëzhgueseve që janë përplasur.

Në qendrën e Gradicës të drejtë vote kanë 871 votues.

Edhe në Abri u shoqërua sot në polici kryesuesi i vendvotimit 0307e.

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” po vazhdon ta vëzhgojë procesin zgjedhor në territorin e Komunës së Drenasit.

Dalja e votuesve deri në orën 12:00 është 6,956 votues (përfshirë ata me kusht) apo shprehur në përqindje 13.23%.

Parregullsia më e shpeshtë që po shoqëron shumicën e vendvotimeve është votimi familjar, kur më shumë së një person voton prapa kabinës së votimit.

Kjo dukuri është identifikuar në 68 raste. Vetëm në Negroc ka ndodhur që kryefamiljari t’i shoqëroj prapa kabinës së votimit 12 familjarë të tjerë.

Në ora 12:40 në vendvotimin e dyfishtë 0305E/02D në Gradicë, shkolla “Mehmet Gradica”, tre komisionerë paralajmërojnë mbylljen e vendvotimit për shkak të vështirësive me menaxhim të procesit për shkak të fluksit të madh të votuesve.

Në vendvotimin 0319E/02D, në Zabel të Ulët, shkolla “Arif Shala”, një person është lejuar të votojë përkundër që i ishte identifikuar ngjyra në gishtërinj.

Janë raportuar së paku 86 raste me vështirësi të votuesve për t’a gjetur emrin e tyre në listën e votuesve. Fotografimi i votës, ndonëse i ndaluar me ligj është dukuri e përsëritur edhe në këto zgjedhje.

Së paku në 6 vendvotime/raste është vërejtur fotografimi i votës. Në vendvotimin 0322E/01R, në Qikatovë të Vjetër, shkolla “Dëshmorët e Drenicës“, vëzhguesit e PDK-së bëjnë presion mbi vëzhguesin e DnV-së që të mos qëndrojë gjatë tërë kohës në vendvotim. Në 5 raste të tjera i njëjti person ka asistuar më shumë se një herë votuesit për të votuar me asistencë.

Shiheni se si e fotografojnë fletëvotimin dhe e nxjerrin në Facebook

Zgjedhjet për kryetar komune janë duke u mbajtur sot në Drenas, dhe përpos parregullsive ka edhe nga ata që e kanë thyer ligjin duke fotografuar fletëvotimin.

Kjo ngjarje ka ndodhur në fshatin Tedevc të Drenasit.

Burime të Bota Sot bëjnë të ditur poashtu se fletëvotimi është nxjerr në rrjetin social Facebook, nga një qytetare e këtij vendi,

Deri më tash kanë marr pjesë vetëm një përqindje e vogël e votuesve.

Vidhen votat, mbyllet një qendër e votimit në Gradicë

Procesi i zgjedhjeve në Drenas po vazhdon të përcillet me probleme serioze.

Përveç votimeve familjare, problemeve me listat e votuesve, ndaljes së rrymës, tani për shkak të parregullsive kanë filluar edhe të mbyllen qendra të votimit.

Një qendër e votimit në fshatin Gradincë është mbyllur për shkak dyshimeve për vjedhje të votave.

KDI: Kryefamiljari shoqëron 12 anëtarët e familjes në kutin e votimit

Instituti Demokratik i Kosovës ka dalë me një konferencë për media ku ka treguar se kanë hasur në shumë parregullsi gjatë votimit të sotëm në Komunën e Drenasit, në zgjedhjet për kryetar komune.

Shkeljet më të mëdha janë bërë duke u aplikuar ajo që njihet si “votim familjar”.

KDI raporton se të tilla raste kanë qenë plotë 68.

“Është vetëm një rast kur kryefamiljari shoqëron 12 anëtarë të tij për të votuar bashkërisht”, ka treguar Albert Krasniqi nga KDI.

“Pastaj ka një rast kur personi lejohet të votojë përkundër se ka pasur ngjyrë që ka votuar më herët”.

“Probleme të tjera janë fotografimi i votës që nuk është ndaluar së paku në gjashtë vendvotime”.

“Dhe vëzhguesit e PDK-së kanë bërë presion ndaj vëzhguesve tanë duke u thënën që nuk kanë nevojë të qëndrojnë gjatë gjithë ditës”.

KIZ: Shumë shkelje në zgjedhjet e Drenasit

Sipas Koalicionit për Integritet Zgjedhor deri tani në zgjedhjet në Drenas janë përshkruar me shumë parregullsi.

Atje janë identifikuar rreth 38 raste të shkeljeve vetëm si votime familjare, apo asistencë familjare në votim, diçka që cilësohet shkelje sipas rregullores nga KQZ për zgjedhjet.

Po ashtu, një shkelje tjetër e rëndë sipas KIZ-it, është “mbyllja e një vendvotimi derisa të kthehen komisionarët”.

Ka pasur edhe shkelje të tjera si fotografimi i votës e të ngjashme.

Ndërsa sa i përket pjesëmarrjes KIZ thotë se ajo deri tani është relativisht e ulët.

Mbyllet një qendër votimi, mungojnë komisionerët

Qendra e votimit në Gradicë të Drenasit është mbyllur. Kjo për shkak të mungesës së komisionerëve.

Kështu ka bërë të ditur një zyrtar i organizatës Çohu gjatë një konference për media.

Sipas tij kjo qendër votimi do të qëndrojë e mbyllur derisa të caktohen disa anëtarë të komisioneve.

Pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 është 7.63%, në një fshat "avullohen" 900 fletëvotime

Sipas KQZ-së, në këtë qendër votimi janë të regjistruar 3,152 votues ndërsa janë sjellë vetëm 2,250 fletëvotime.

Në qendrën e votimit 0306E në Tërstenik, mungojnë rreth 900 fletëvotime.

Në këtë qendër votimi sipas KQZ-së janë të regjistruar 3,152 votues, ndërsa janë sjellë vetëm 2,250 fletëvotime.

Në komunën e Drenasit sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune.

Në listën e votuesve të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve figurojnë 52,569 votues, numër që shënon një rritje prej 2,338 votuesve për dallim nga zgjedhjet e fundit në këtë komunë të mbajtura në vitin 2013.

Në garë për të marrë besimin e votuesve të Drenasit janë 6 kandidatë: Ramiz Lladrovci (PDK), Bedri Nika (LDK), Isa Xhemajlaj (NISMA), Elmi Thaçi (AKR), Vehbi Berisha (Fjala) dhe kandidati i pavarur Xhavit Drenori.

Pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 – 4 mijë e 10 votues ose 7.63%

Sipas KQZ-së, në këtë qendër votimi janë të regjistruar 3,152 votues ndërsa janë sjellë vetëm 2,250 fletëvotime.

Në qendrën e votimit 0306E në Tërstenik, mungojnë rreth 900 fletëvotime.

Në këtë qendër votimi sipas KQZ-së janë të regjistruar 3,152 votues, ndërsa janë sjellë vetëm 2,250 fletëvotime.

Në komunën e Drenasit sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune.

Në listën e votuesve të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve figurojnë 52,569 votues, numër që shënon një rritje prej 2,338 votuesve për dallim nga zgjedhjet e fundit në këtë komunë të mbajtura në vitin 2013.

Në garë për të marrë besimin e votuesve të Drenasit janë 6 kandidatë: Ramiz Lladrovci (PDK), Bedri Nika (LDK), Isa Xhemajlaj (NISMA), Elmi Thaçi (AKR), Vehbi Berisha (Fjala) dhe kandidati i pavarur Xhavit Drenori.

Ndalet rryma në fshatin Dobrashec

Votimet ende po vazhdojnë në Drenas, por nuk po shkon në mënyrën më të mirë.

Kjo pasi – të paktën – në një vendvotim, siç është ai në fshatin Dobrashec është ndalur rryma.

Organizatorët është dashur që ta fusin në përdorim gjeneratorin që procesi të zhvillohet normalisht, të paktën derisa të kthehet elektriciteti.

Voton edhe kandidati i LDK-së, Bedri Nika

Kandidati  i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Komunës së Drenasit, Bedri Nika, i shoqëruar nga familja e tij ka votuar në shkollën “Xhevë Lladrovci” në fshatin Gllarasellë.

“Ne sot bashke me familjen time shfrytëzuam të drejtën kushtetuese për të votuar. Bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Drenasit që te dalin në votime dhe të zgjedhin të preferuarin e tyre” ka thënë Nika

Policia e Kosovës: Ja pse ishim në numër të madh në shkollën ,,Rasim Kiqina”

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik dhe qytetarëve, Policia e Kosovës përmes kësaj komunikate zyrtare sqaron opinionin lidhur me një video- publikimin në media ku shihen më shumë policë në Depon Komunale të KKZ-së në shkollën  ,,Rasim Kiqina”.

Lidhur me këtë rast  ju njoftojmë se numri i zyrtarëve policorë ka qenë më i madh për shkak se nga ora 09:00 policia ka pasur takim me zyrtarë të KKZ-se te Depoja Komunal në shollën ,,Rasim Kiqina”, për të  filluar me shpërndarjen e Materialit Senzitiv për njësitë mobile në teren.

Sipas Planit janë pesë Qendra Mobile, ku dy do të jene në lëvizje për personat me nevoja të veçanta dhe tri Qendra Mobile për votuesit nëpër  Institucione Korrektuese, me këto qendra mobile janë te angazhuar 10 zyrtarë policorë dhe për këtë arsye është dukur ky numër më i madh i zyrtareve policorë në atë qendër.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në Drenas, ku deri më tani nuk është evidentuar asnjë incident në aspektin e sigurisë.

Një person në Drenas voton për tre familjarë, tjetri voton në emër të gruas

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ka dërguar një listë të radhës me parregullsitë e gjetura nga vëzhguesit e tyre në teren, në të dielën e zgjedhjeve në Drenas.

Po e publikojmë të plotë listën e parregullsive sipas Demokracia në Veprim:

#DnV Parregullsitë e evidentuara nga terreni 10:00-10:30

Në vendvotimin 0312E/01D, në Likoshan shkolla “Rexhep Gjeli”, një person voton për tre anëtarë të familjes.

Në vendvotimin 0307E/02D në Abri të Epërme, shkolla “Shote Galica”, është evidentuar fotografimi i fletëvotimit nga një votues.

Në vendvotimin 0309E/01R në Krajkovë, shkolla “Gani Elshani”, komisioneri ka shpërndarë dy fletëvotime një votuesi, ndërkohë që kjo është evidentuar nga komisioneri tjetër. Si rezultat fletëvotimi i dytë është shpallur i pavlefshëm.

Në vendvotimin 0313E/01R në Arllat, shkolla “Abedin Ejupi”, burri voton në emër të gruas së tij, edhe pse ajo nuk kishte nevojë për asistencë.

Voton kandidati Xhavit Drenori po jo edhe bashkëshortja e tij

Kandidati i Pavarur për Kryetar të Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori Kandidat ka votuar mirëpo jo edhe bashkëshortja e tij.

Kjo pasi që emri i saj nuk është gjetur në listat e votimit, në qendrën votuese, në shkollën “Rilindja” në Dobrashec.

“Sot është një dite e bukur, procesi zgjedhor deri më tani ka shkuar në rregull. Sot qytetaret e Drenasit janë të barabartë dhe besoj që do të tregojnë që janë shembull” ka thënë Drenori.

AKR: KQZ-ja saboton procesin e emërimit të vëzhguesve të AKR-s

KQZ-ja ka sabotuar procesin e emërimit të vëzhguesve të AKR-s, për këtë arësye procesi i votimit ka filluar me probleme të mëdha.

AKR-ja me kohë ka dorëzuar listen e vëzhguesve, mirëpo  zyrtarja përgjegjëse në KQZ-ë që dihet botërisht se është simpatizante e PDK-së, nuk i ka çertifikuar mbi dhjetra vëzhgues të partisë sonë.

Kjo është bërë qëllimisht që qendrat e votimit dhe vendvotimet të jenë të pa mbuluara me vëzhgues të AKR-së. 

Shtabi elektoral i AKR-së në Drenas, dyshonë se “kjo është bërë me qëllim që më lehtë ti mundësohet partisë në pushtet të keqpërdoren votat e elektoratit të Drenicës”.

Për arësyet e mos çertifikimit të vëzhguesve të AKR-së, edhe pse kemi kërkuar sqarime me shkrim, KQZ-ja nuk na ka dhënë asnjë sqarim deri më tani.

AKR-ja në Drenas është shumë e shqetësuar për procesin e votimit që është duke ndodh pasi që në shumë fshatra, pra qendra të votimit janë të pambuluar me vëzhgues të AKR-së.

NISMA: PDK ka futur njerëz në çdo klasë

Dega e NISMA për Kosovën në Drenas shpreh shqetësimin e saj për numrin e madh të vëzhguesve të akredituar të partisë në pushtet, PDK’së.

Po ashtu, PDK’ja ka futur në çdo klasë ku është duke u votuar edhe kinse “koordinator të vëzhguesve” gjë që bie ndesh me rregullat në fuqi të KQZ’së.

Gjithashtu, NISMA për Kosovën dega në Drenas është tejet e shqetësuar për faktin se reklama e kandidatit të PDK’së, vazhdon të jetë prezente nëpër ambiente të shkollave ku po votohet.

Gjithashtu, një foto e cila po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se një qytetar i Drenasit, ka fotografuar votën e tij.

Voton kandidati i Nismës Isa Xhemajlaj 

Ka votuar edhe kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e Nismës, Isa Xhemajlaj, në qendrën e votimit në shkollën Halil Bajraktari.

Në garë për të parin e Drenasit pos Xhemajlajt janë edhe Ramiz Lladrovci nga PDK, Bedri Nika nga LDK, Vehbi Berisha nga Fjala, Xhavit Drenori i pavarur dhe Elmi Thaçi nga AKR.

Kandidati i AKR-së, Elmi Thaçi voton i pari

Kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar të Drenasit, Elmi Thaçi sapo ka votuar në  qendrën e votimin në Llapushnik, në shkollën “Hasan Prishtina”.

Me këtë rast, ai ka thënë se vota është e shenjtë dhe presin që mos të ketë inicdente dhe gjithçka të shkollë në rregull në këto votime.

Në garë për të parin e Drenasit pos Thaçit janë edhe, Ramiz Lladrovci nga PDK, Isa Xhemajlaj nga koalicioni Nisma – AAK, Bedri Nika nga LDK, Vehbi Berisha nga Fjala dhe Xhavit Drenori i pavarur.

KIZ: Shqetësues rasti në vendvotimin në Polluzhë, ja kërkesa e vëzhguesit të PDK-së

Koalicioni për Integritet Zgjedhor – KIZ, e vlerëson si shqetësues rastin në qendrën e votimit 0318E /01R – Polluzhë, ku sipas tyre, vëzhguesi i PDK-së i ka kërkuar të nënshkruhen të gjithë vëzhguesit e pranishëm në këtë vendvotim.

“Koalicioni veprimin e tillë e konsideron si të papranueshëm dhe si formë e presionit ndaj vëzhguesve të pavarur.  Koalicioni njofton opinionin publik që është duke monitoruar të gjitha vendvotimet në Komunën e Drenasit, dhe do ju mbaj të informuar në kohë reale për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Drenas.”, thuhet në njoftimin e KIZ.  Sipas të dhënave nga monitoruesit e Koalicionit, nga 72 vendvotime 58 janë hapur me kohë, kurse 12 janë hapur me vonesë  prej 10 deri 50 minutash. Në shumicën e vendvotimeve vonesat kanë ardhur për shkak të mungesës së materialit zgjedhor. Vonesat më të mëdha janë identifikuar në këto vendvotime,   Gllobar vendvotimi 0321E/02  është hapur me 50 minuta vonesë, Qikatove e vjetër 0322E/ 02 është hapur me 50 minuta vonesë, Likoshan përkatësisht vendvotimi 0312E, është hapur me 40 minuta vonesë për shkak të mungesës se Kryesuesit të këshillit të vendvotimit, anëtarët tjerë kanë vendosur për hapjen e vendvotimit pa prezencën e kryesuesit”, thuhet në komunikatën e KIZ.

Ndryheshe, rrjeti i OJQ-ve “Koalicioni për Integritet Zgjedhor – KIZ”, ka për qëllim që të promovojë dhe garantojë vlera demokratike që do nxisin zgjedhje të lira, të drejta dhe të barabarta. Ky rrjet përbëhet nga këto organizata jo qeveritare: Çohu, Democracy Plus (D+), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Iniciativa Qytetare në Skenderaj (IQS), Iniciativa për Progres (INPO) dhe Community Building Mitrovica (CBM).  Koalicioni - shfrytëzon rastin që ti bën thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Drenasit që të dalin në votime, për të ushtruar të drejtën e tyre qytetare dhe Kushtetuese.

100 votues kanë dalë në Llapushnik

Në qendrën e votimin në Llapushnik, në shkollën “Hasan Prishtina”, deri më tani kanë votuar 100 persona.

Në këtë qendër votimi do të votojnë 2835 qytetarë.

Në garë për kryetar të komunës së Drenasit janë: Ramiz Lladrovci nga PDK, Isa Xhemajlaj nga koalicioni Nisma – AAK, Bedri Nika nga LDK, Vehbi Berisha nga Fjala dhe Xhavit Drenori i pavarur.

AKR ankohet për mungesë të materialeve teknike në zgjedhjet në Drenas

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Drenas kanë filluar në orën 7:00.

Vetëm një orë pas hapjes së qendrave të votimit ka pasur ankesa.

Zyrtarë nga radhët e AKR-së janë ankuar për mungesë të materialeve, nëpër qendra të votimit.

Kryetari i Shtabit Zgjedhor nga AKR, Durim Neziri, ka deklaruar që ka mungesë të bexheve dhe materialeve tjera teknike.

Për mungesë të bexheve janë ankuar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në garë për kryetar të Drenasit janë: Ramiz Lladrovci nga PDK, Isa Xhemajlaj nga koalicioni Nisma – AAK, Bedri Nika nga LDK, Vehbi Berisha nga Fjala dhe Xhavit Drenori i pavarur.

Ky është numri i qytetarëve që kanë votuar deri tani

Deri tani në shkollën “Fehmi Lladrovci” në Drenas kanë votuar 24 qytetarë.

Deri tani në këtë qendër çdo gjë ka shkuar me rregull dhe nuk ka pasur ndonjë parregullësi.

'Shpërthejnë' qytetarët në Drenas, fotografojnë votën dhe hedhin në rrjete sociale

Në Komunën e Drenasit, aty ku po mbahen zgjedhjet për kryetarin kanë nisur të ndodhin parregullsi gjatë procesit të votimit.

Në një foto e cila po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se një qytetar i Drenasit, ka fotografuar votën e tij.

Siç duket qytetarët e kësaj komune, të pakënaqur me qeverisjen e deritanishme, po e shprehin haptas se dëshirën për ndryshime.

Image

***

Demokracia në Veprim: 10 % e vendvotimeve në Drenas u hapën me vonesë

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” është duke vëzhguar procesin zgjedhor për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenas me gjithsej 99 vëzhgues, përfshirë këtu 4 ekipe mobile dhe 8 vullnetarë në Qendrën e Thirrjeve.

DnV bënë të ditur se rreth 10% të të gjitha vendvotimeve 72 vendvotimeve janë hapur me vonesë.

Vonesa të theksuara janë shënuar në këto vendvotime:

Vendvotimi 0327E/02D Gllobar, shkolla “Naim Frashëri” nuk është hap deri në 7:54 në mungesë të komisionerëve.

Vendvotimi 0322E/01R, në fshatin Qikatovë e Vjetër, shkolla “Deshmorët e Drenicës”, nuk është hapur deri në 7:43, për shkak se vendvotimi nuk ka qenë i rregulluar teknikisht.

Vendvotimi 0321E/02D, në Kishnarekë, shkolla “7 Marsi”, u hap në 7:40, në mungesë të materialeve.

Vendvotimi 0312E/01R, në Likoshan, shkolla “Rexhep Gjeli” deri në ora 7:35 nuk është hapur në mungesë të kryesueses së KVV-së.

Vendvotimi 0302E/03R, në Komoran, shkolla “Xheladin Gashi- Plaku”, është hapur në ora 7:28 në mungesë të një komisioneri, llabat ultravioletë jo funksionale dhe nuk janë bërë përgatitjet teknike.

Pjesa dërmuese e qendrave kanë qasje për persona me aftësi të kufizuar.

Nuk vërehet material propagandues zgjedhor është gjetur brenda perimetrit të lejuar.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë gjithsejt 52, 569 votues, janë 28 qendra të votimit me 72 vendvotime dhe në garë janë 6 kandidatë.

Demokracia në Veprim u bën thirrje të gjithë votuesve që të dalin në zgjedhje për ta ushtruar të drejtën e tyre demokratike dhe kushtetuese.

DnV është koalicioni më i madh vendor  për vëzhgim të zgjedhjeve me gjithsej 48 OJQ.

KQZ: Hapen me kohë të gjitha Vendvotimet në Drenas

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është shpërndarë sipas planifikimeve i gjithë materiali sensitiv nëpër të gjitha Qendrat e Votimit në Komunën e Drenasit.

Po ashtu, KQZ-ja bën të ditur se janë hapur me kohë të gjitha Vendvotimet në Komunën e Drenas për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këtë komunë sipas Listës Përfundimtare të Votuesve të miratuar nga KQZ-ja është: 52 mijë e 569”, thuhet në komunikatën e KQZ-së.

Numri i qendrave të votimit është 28 me gjithsejtë 72 vendvotime.

Hapen vendvotimet në Drenas

Nga ora 07:00 në komunën e Drenasit janë hapur vendvotimet Drenasit për të zgjedh kryetarin e kësaj komune.

Në garë për këtë pozitë janë gjashtë kandidatë.

***

Sot mbahen zgjedhjet për kryetar të Drenasit

Sot në ora 07:00 hapen vendvotimet në Komunën e Drenasit për të zgjedh kryetarin e kësaj komune, ku në garë janë 6 kandidatë.

Të drejtë vote kanë 52 mijë e 569 votues, ku krahasuar me zgjedhjet e  fundit, të drejtë vote kanë edhe 2 mijë e 338 votues të rinj, apo 4.45% më shumë.

Të gjithë këta votues janë të shpërndarë në 28 qendra të votimit, me 72 vendvotime, të cilat do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Në garë për kryetar të Drenasit janë: Ramiz Lladrovci nga PDK, Isa Xhemajlaj nga koalicioni Nisma – AAK, Bedri Nika nga LDK, Vehbi Berisha nga Fjala dhe Xhavit Drenori i pavarur. Në lisën e votimit do të jenë edhe emrat e dy kandidatëve të pavarur që janë tërhequr nga  gara Naim Bazaj dhe Rrahim Elshani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat