Daka arsyetohet se vonesat në Drenas nuk janë të qëllimshme

Kosova

Daka arsyetohet se vonesat në Drenas nuk janë të qëllimshme

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 09:46
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka viziton Drenasin

(E plotësuar) - Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka vizituar sot qendrën e votimit në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas me ç’rast ka thënë se vonesat e mundshme nuk janë tendencë për dëmtim të procesit.

“Sot erdha për një vizitë në qendrën e votimit në shkollën “Rasim Kiçina” ku pata kënaqësinë të dëgjoj se gjithçka është duke shkuar në rregull. Shpresoj që gjatë ditës gjithçka të shkojë mirë. Është e mundur ndonjë vonesë për shkaqe teknike, por nuk ka pengesë që e dëmton procesin apo tendencë për dëmtim të procesit”, është shprehur Daka.

***

Daka vëzhgon zgjedhjet në Drenas

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka dhe kryeshefi ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi do të përcjellin nga afër procesin e votimit në komunën e Drenasit.

Ata do të vëzhgoje për së afërmi qendrën e votimit, në shkollën fillore  “Rasim Kiqina”, që gjendet në qendër të qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat