KIZ: Vonesa të mëdha në vend votime

Kosova

KIZ: Vonesa të mëdha në vend votime

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 10:56
Ilustrim

Koalicioni për Integritet Zgjedhor – KIZ, e vlerëson si shqetësues rastin në qendrën e votimit 0318E /01R – Polluzhë, ku, sipas tyre, vëzhguesi i PDK-së u ka kërkuar të nënshkruhen të gjithë vëzhguesit e pranishëm në këtë vendvotim.

Albulena Nrecaj, e KIZ, në një konferencë për media ka thënë se sipas të dhënave nga monitoruesit e Koalicionit, nga 72 vendvotime 58 janë hapur me kohë, kurse 12 janë hapur me vonesë  prej 10 deri 50 minutash.

Në shumicën e vendvotimeve vonesat kanë ardhur për shkak të mungesës së materialit zgjedhor.

Nrecaj:Vonesa të mëdha në vend votime

“Vonesat më të mëdha janë identifikuar në këto vendvotime: Gllobar vendvotimi 0321E/02  është hapur me 50 minuta vonesë. Qikatove e vjetër0322E/ 02 është hapur me 50 minuta vonesë Likoshan përkatësisht vendvotimi 0312E, është hapur me 40 minuta vonesë për shkak të mungesës se Kryesuesit të këshillit të vendvotimit, anëtarët tjerë kanë vendosur për hapjen e vendvotimit pa prezencën e kryesuesit. Koalicioni e vlerëson si shqetësues rastin në qendrën e votimit  0318E /01R –Polluzhë, vëzhguesi i PDK-së i ka kërkuar të nënshkruhen të gjithë vëzhguesit e pranishëm në këtë vendvotim. Koalicioni veprimin e tillë e konsideron si të papranueshëm dhe si formë e presionit ndaj vëzhguesve të pavarur”, tha ajo.

Nrecaj tegoi se kanë pasur probleme me energji elektrike, ku i kërkojnë KEK-ut që të kujdesën për furnizim më energji elektrike, sepse mund të kenë probleme në orët e vona të mbrëmjes. Gjithashtu ajo tha se janë njoftuar për disa persona të pa autorizuar në qendra të votimit, prej nga edhe janë evidentuar parregullsi për shkak të prezencës së tyre.

Nrecaj: Problem me energji elektrike

“Gjithashtu një parregullsi tjetër që është raportuar kanë qenë edhe problemi me rrymën ku në qendra të votimit ka filluar edhe ndërprerja e rrymës. Koalicioni i bënë thirrje KEK-ut në mënyrë që të kujdeset për furnizimin me energji elektrike të mos ketë probleme sidomos në orët e vona të mbrëmjes kur edhe errësohet. Është vërejtur edhe prezenca e personave të pa autorizuar në afërsi të qendrave të votimit, ku vëzhguesit tonë kanë raportuar se nuk është duke shkuar gjithçka në rregull për shkak të prezencës së tyre. Koalicioni i bënë thirrje të gjithë qytetarëve dhe të gjithë grupeve të tjera që të jenë të kujdesshëm dhe të mos e pengojnë procesin zgjedhor në mënyrë që të kemi një besueshmëri të këtij procesi të zgjedhjeve në Drenas”, tha përfaqësuesja e KIZ, Albulena Nrecaj.

Ndryheshe, rrjeti i OJQ-ve “Koalicioni për Integritet Zgjedhor – KIZ”, ka për qëllim që të promovojë dhe garantojë vlera demokratike që do nxisin zgjedhje të lira, të drejta dhe të barabarta. Ky rrjet përbëhet nga këto organizata jo qeveritare: Çohu, Demokraci Plus (D+), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Iniciativa Qytetare në Skenderaj (IQS), Iniciativa për Progres (INPO) dhe CommunityBuilding Mitrovica (CBM). Koalicioni - shfrytëzon rastin që ti bën thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Drenasit që të dalin në votime, për të ushtruar të drejtën e tyre qytetare dhe Kushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat