Burri nuk i beson votës së Gruas, ia kontrollon atë

Kosova

Burri nuk i beson votës së Gruas, ia kontrollon atë

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 15:32
Votimi

Në një rast në qendrën e votimit në shkollën “Xheladin Gashi” në Llapushnik, një burrë e ka kontrolluar gruan e tij në kabinën e votimit, teksa ajo po rrumbullakësonte kandidatin të cilin donte ta votonte.

“Unë nuk i besoj pa e pa me sytë e mi”, tha burri pasi iu tërhoq vërejtja nga një anëtar i komisionit të vendvotimit se kontrollimi i votës së tjetërkujt nuk lejohet.

Megjithatë, burri vazhdoi me të veten, ndërsa komisioni e pranoi votën e gruas.

Madje ai nuk u regjistrua nga komisioni as si asistues në votim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat