Dumoshi: Forumi i Gruas e konfirmojë fuqinë e pashtershme të LDK-së

Kosova

Dumoshi: Forumi i Gruas e konfirmojë fuqinë e pashtershme të LDK-së

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 23:28

Shefja e kabinetit të kryeministrit, Vlora Dumoshi përmes një statusi në Facebook thotë Kuvendi i Shtatë Zgjedhor i Forumit të Gruas të LDK-së i zhvilluar sot, dëshmoi potencialin e jashtëzakonshëm, mbështetjen dhe besimin që kanë qytetarët e Kosovës për LDK-në.

Sipas saj, “Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës është shtyllë e fortë e LDK-së, promovuesja më e mirë e gruas kosovare dhe rolit të saj vendimtar në proceset e ardhshme për fuqizimin e Republikës së Kosovës”.

Lexoni statusin e plotë të Dumoshit në Facebook:

“Kuvendi i Shtatë Zgjedhor i Forumit të Gruas të LDK-së i zhvilluar sot, dëshmoi potencialin e jashtëzakonshëm, mbështetjen dhe besimin që kanë qytetarët e Kosovës për LDK-në.Rreth 1000 të pranishme studente, punëtore të arsimit, shëndetësisë, veprimtare politike, të organizatave, gra të nderuara nga e gjithë Kosova ishin sot në këtë Kuvend të gruas kosovare.Masoviteti impresionues, niveli i diskutimeve, vizioni, fryma e unitetit dhe vlerat demokratike që erdhën në shprehje sot ne Forumin e Gruas të LDK-së konfirmojne fuqinë e pashterrshme të LDK-së, e cila është garanci e fitoreve të saj në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe ato nacionale në vitin 2018. Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës është shtyllë e fortë e LDK-së, promovuesja më e mirë e gruas kosovare dhe rolit të saj vendimtar në proceset e ardhshme për fuqizimin e Republikës së Kosovës.

Urime kryetares së rizgjedhur për katër vjetët e ardhshme, Lirije Kajtazi dhe të gjitha grave të LDK-së!”, shkruan ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat