FJALA: Kemi pasur kandidatin më të fortë nga aspekti profesional dhe intelektual

Kosova

FJALA: Kemi pasur kandidatin më të fortë nga aspekti profesional dhe intelektual

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 11:25
Vehbi Berisha

Partia FJALA ka falënderuar qytetarët e Drenasit për përkrahjen që i dhanë kandidatit të kësaj partie në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas. Sipas kësaj partie rezultati prej 2.62 % ( 518 vota) është dëshmi e qartë se Partia FJALA qysh në fillim të themelimit të saj, merr mbështetje në një nga qendrat (bastionet) më të forta të partisë më të madhe në vend, PDK-së.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Drenasit,

Më lejoni që në emër të Partisë FJALA të ju falënderoj për mbështetjen e dhënë Kandidatit për Kryetar të Komunës së Drenasit nga Partia FJALA, Mr.sci.Vehbi Berishës.
Rezultati prej 2.62 % (518 vota) është dëshmi e qartë se Partia FJALA qysh në fillim të themelimit të saj, merr mbështetje në një nga qendrat (bastionet) më të forta të partisë më të madhe në vend, PDK-së.
Këtë rezultat të Partisë FJALA e bën edhe më të fuqishëm fakti se shumë parti parlamentare nuk kanë pasur guximin dhe vullnetin që të garojnë.
Ndërsa partia e dytë në Kosovë, LDK që e ka edhe Kryeministrin ka fituar me një diferencë të vogël ndaj nesh, 5.26% të votave.
Ne gjatë tërë fushatës në Drenas, as nuk kemi zbarkuar me ministra dhe as nuk kemi shpenzuar qindra mijëra euro.
Ajo çka na ka dalluar neve nga partitë tjera gjatë tërë fushatës, është fakti se kemi pasur kandidatin më të fortë nga aspekti profesional dhe intelektual. Këtë e ka dëshmuar edhe në paraqitjet e tij para mediave dhe në takime me qytetarë.
Kandidati ynë, Mr.sci. Vehbi Berisha fitoj çdo duel në çdo paraqitje.
Mr.sci. Vehbi Berisha ishte më i miri në çdo aspekt.
Për fund, nëse i referohemi rezultatit tonë të arritur në këto zgjedhje, dmth. 2.62% të votave në një nga bastionet kryesore të PDK-së, atëherë në gjitha qytetet tjera (përveç në Skënderaj), jemi shumë të fortë dhe ndoshta arrijmë shifra dyshifrore.
Kështu që të dashur qytetarë të Kosovës, Partia FJALA po vjen dhe po forcohet gjithnjë e më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat