Mitrovicë: AKR ia ofron Vetëvendosjes dy drejtori dhe postin e nënkryetarit

Kosova

Mitrovicë: AKR ia ofron Vetëvendosjes dy drejtori dhe postin e nënkryetarit

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 18:35
Mitrovica

Burime të mediave kanë njoftuar se Aleanca Kosova e Re ia ka ofruar dy drejtori dhe postin e nënkryetarit Lëvizjes Vetëvendosje për të bashkëqeverisur në Mitorvicë.

Sipas këtyre burimeve, Drejtoria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit do të udhëhiqen nga drejtorë të Vetëvendosjes, dhe po ashtu do të emërohet edhe nënkryetari nga kjo parti politike.

Merret vesh po ashtu se disa drejtori do të vazhdojnë të udhëhiqen nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përkundër se koalicioni mes AKR-së dhe LDK-në për bashkëqverisje në Mitrovicë është prishur.

Faruk Mujka bëri të ditur se në parim janë në pajtim që të bashkëqeverisin me AKR-në, porse fillimisht duhet të ketë takime për akordancë finale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat