Shkolla fillore në Astrazub ndërpret mësimin për shkak të mungesës së ngrohjes

Kosova

Shkolla fillore në Astrazub ndërpret mësimin për shkak të mungesës së ngrohjes

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 10:52
Shkolla fillore në Astrazub

Shkolla fillore Ganimete Tërbeshi nga fshati Astrazub, komuna e Malishevës, ka ndërprerë mësimin për shkak të mungesës së druve.

Sipas informatave nga banorët e fshatit, aryesja është paumndësia e ngrohjes si rezultat i mungesës së druve.

Raportohet se shkolla mbeti pa dru për shkak se, sipas banorëve, nga 33 metrër kub dru të kontraktuar, në shkollë kanë mbërri vetem 18 metra kub dru.

Banorët fajësojnë drejtorinë komunale në Malishevë dhe drejtoreshën e shkollës në Astrazub.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat