Në Rahovec objektet e trashëgimisë kulturore e fetare mbrohen vazhdimisht

Kosova

Në Rahovec objektet e trashëgimisë kulturore e fetare mbrohen vazhdimisht

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 15:56
Mbledhja e sotme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi të Rahovecit

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi të Rahovecit ka mbajtur sot mbledhje, të fundit për këtë vit, dhe konstatoi se siguria është e qetë me disa eksese të vogla.

Në këtë mbledhje ishin edhe përfaqësuesit e UNDP-së, Drazo Bozoviq , udhëheqës i njësitit për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë fetare dhe kulturore pranë policisë së Kosovës, përfaqësues të UNMIK-ut, OSBE-së.

Për gjendjen e sigurisë në Komunën e Rahovecit raportoi Osman Ismaili, komandant i stacionit të Policisë në Komunën e Rahoveci, i cili tha se gjatë muajit nëntor situata e sigurisë në komunën e Rahovecit në përgjithësi ka qenë e qetë dhe stabile , me disa akcese të vogla të cilat nuk kanë ndonjë pasoj për sigurinë e komunës së Rahovecit .

Përfaqësuesi i UNDP –së, Vehbi Selmani, prezantoi projektet që janë duke u implementuar në komunën e Rahovecit. Ai theksoi se përmes këtij projekti do të bëhet restaurimi Xhamisë së Sokolve , i kishës ortodokse në Rahovec, po ashtu do të mundohemi që përmes këtij projekti të ndërtojmë murin mbrojtës tek varrezat ortodokse në Rahovec , si dhe instalimin e ndriçimit të Sahat Kullës dhe Muzeut të Qytetit.

Drazo Bozoviq , udhëheqës i njësitit për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë fetare dhe kulturore pranë Policisë së Kosovës potencoi që policia e Kosovës është duke i mbrojtur fizikisht objektet e trashëgimisë kulturore dhe fetare 24 or në ditë gjatë gjithë javës./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat