Mustafa: Proceset evropiane përkushtim i qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës

Kosova

Mustafa: Proceset evropiane përkushtim i qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 16:14
Isa Mustafa dhe Angelina Eichhorst

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS) të Bashkimit Evropian, Angelina Eichhorst. 

Gjatë takimit, u bisedua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BE-së, si dhe për proceset integruese të Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për zhvillimet e fundit, duke theksuar përkushtimin e Kosovës për avancimin e proceseve eurointegruese.

“Republika e Kosovës në vazhdimësi ka dëshmuar përkushtimin e saj të plotë në rrugën evropiane. Integrimi në BE është aspiratë e shumicës dërmuese të qytetarëve dhe institucioneve të saj, andaj kemi nevojë për përkrahje më të madhe në këtë rrugë, e cila siguron progres dhe stabilitet të gjithanshëm për Kosovën, rajonin dhe më gjerë”, tha kryeministri Mustafa.

Drejtoresha e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Angelina Eichhorst, foli për zhvillimet e fundit dhe proceset që lidhen me rrugën evropiane, duke vlerësuar bashkëpunimin e Kosovës. 

Gjatë takimit, u bisedua edhe për çështjet tjera, siç janë procesi i zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja, për liberalizimin e vizave, si dhe proceset tjera evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat