Bahtiri: Muri është aksident

Kosova

Bahtiri: Muri është aksident

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 18:14
Agim Bahtiri

Agim Bahtiri, kryetar i komunës së Mitrovicës së Jugut ka thënë se muri i ndërtuar në pjesën veriore pranë Urës së lumit Ibër është aksidental dhe nuk është pjesë e planit për rivitalizim të arritur mes palës kosovare e serbe në Bruksel.

“Muri është aksident, por ne nuk do ta lejojmë prandaj kemi thirrur Bashkimin Europian”.

Bahtiri ka thënë se as pala kosovare e as BE-ja nuk kanë qenë në dijeni se pala serbe ka ndërmend ta ndërtojë një mur.

“Për ne dhe BE-në ka qenë rastësisht, sepse ne nuk e kemi ditur se ekziston ai plan në pjesën veriore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat