Edhe rrjetet sociale ndikojnë në uljen e mësimnxënies

Kosova

Edhe rrjetet sociale ndikojnë në uljen e mësimnxënies

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 20:28
Pamje nga video

Përdorimi i pakontrolluar i rrjeteve sociale nga ana e nxënësve brenda objekteve shkollore dhe nëpër shtëpi, është bërë dukuri e pakontrolluar.

Sipas Zyrës për medie në Komunën e Prishtinës, përveç kërkesave të shumta nga Drejtoria komunale për arsim, nuk ka përgjegjësi të mëtutjeshme për prindërit për t’i kufizuar ata.

Sociologët e shkollave thonë se është e vështirë të parandalohet kjo. Madje, nxënësit arsyetohen se lejohen nga prindërit për të qenë në kontakt me ta.

Ndërkaq, qytetarët fajësojnë profesorët dhe drejtoritë komunale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat