Osmani: Komisioni ka shqyrtuar 99 kërkesa

Kosova

Osmani: Komisioni ka shqyrtuar 99 kërkesa

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 00:52
ilustrim

Naser Osamni, kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa theksoi se Komisioni ka shqyrtuar 99 kërkesa, 32 kërkesa në formë të amendamenteve dhe nga kjo janë bërë 60 amendamente që përbejnë 150 ndryshime buxhetore.

“Megjithëse ka qenë mbledhje urgjente, janë bërë dy gabime, sepse janë dy përsëritje në projektbuxhetin e vitit 2017, të gjitha këto teknike. Shumë prej 9.6 milionë për RTK do të bëhet 11 milionë euro. Këto kisha dashur të evidentohen dhe të përmirësohen. 28 amendamentit e Komisionit të votohen në pako, duke përfshirë edhe këtë për RTK. Në shumicën e amendamenteve Komisioni i ka trajtuar dhe po ashtu edhe disa kërkesa të opozitës janë përfshirë”, tha Osamni, raporton KosovaPress.

Kurse Safete Haderxhonaj, nënkryetare e Komisionit ka thënë se edhe një plotësim ndryshim është gabim, te një emër i një projekti, për arritje sportive, në kategorinë salla sportive në Zhur, nuk është salla por stadium.

Deputeti Dauta Haradinaj theksoi është mirë që kryetari i Komisionit me i sqaruar  amendamentet. Kurse Naser Osmani theksoi se i kanë trajtuar dhe si amendament të aprovuara të Komisionit, jo të deputetëve. “Kemi bërë ndryshime të vogla të shumës që janë bërë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat