Bora nuk e zë në befasi Komunën e Rahovecit, të gjitha rrugët janë të kalueshme

Kosova

Bora nuk e zë në befasi Komunën e Rahovecit, të gjitha rrugët janë të kalueshme

Nga: Bota Sot Më: 4 janar 2017 Në ora: 09:33
Pamje nga rrugët e mbuluara me borë në Rahovec

Reshjet e borës gjatë natës së mbrëmshme në Komunën e Rahovecit nuk kanë shkaktuar probleme në komunikacion, kjo pasi që të gjitha rrugët janë pastruar me kohë.

Kështu ka bërë të ditur komuna përmes një komunikate për media ku theksohet se komuna me kohë ka bërë përgatitjet dha ka përzgjedhur operatorin i cili do të bëjë pastrimin e borës.

“Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike shprehet se përgatitjet janë bërë me kohë, dhe të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga Komuna janë të kalueshme dhe në disa segmente të rrugëve është hedhur krip.

Ai thotë poashtu se në koordinim me operatorin ekonomik, për pastrimin e borës jemi në vazhdimësi në përcjellje të situatës dhe aty ku ka  nevojë për intervenim do të intervenohet dhe poashtu do të hidhet me kohë  krip”, thuhet në njoftim./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat