Ja ku ka rënë më së shumti borë në Kosovë

Kosova

Ja ku ka rënë më së shumti borë në Kosovë

Më: 6 janar 2017 Në ora: 15:14
Bora në Kosovë

Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta të borës. Gjatë natës presioni atmosferik do  të rritet duke krijuar kushte për ndërprerjen e reshjeve, por që në viset malore reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë natës dhe në pjesën e pare të ditës së shtunë.

Temperaturat minimale gjatë vikendit parashihen të zbresin deri -19 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të rriten deri -7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes me shpejtësi mbi 12m/s.

Reshjet e borës të regjistruara në orën 14:00 në territorin e Republikës së Kosovës janë :

-Prishtinë 35 cm

-Podujevë 36 cm

-Pejë 11 cm

-Malishevë 19 cm

-Gjakovë 25 cm

-Budakovë 75 cm

-Kotlinë (Kaçanik) 57 cm dhe

 -Gadime (Lipjan) 65 cm.

 -Ferizaj 47 cm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat