Dragashi me rrymë dhe rrugë të hapura, mirëpret pushuesit

Kosova

Dragashi me rrymë dhe rrugë të hapura, mirëpret pushuesit

Më: 9 janar 2017 Në ora: 11:10
Ilustrim

Përfaqësuesi i Qendrës së Skijimit “Arxhena” në Brod të Dragashit, Rexhep Arifi njoftoi përmes emisionit të mëngjesit në Radio Dukagjini se të gjitha rrugët që dërgojnë deri te kjo qendër janë të liruara nga bora dhe qarkullimi bëhet pa vështirësi.

Rexhepi kritikoi autoritetet komunale për neglizhencë dhe mungesë të ofrimit të shërbimeve në largimin e borës nga rrugët, duke shtuar se ata vet kanë mbledhur forcat për ta bërë këtë gjë.

Ai shtoi se edhe mungesa e energjisë elektrike për 73 orë në gjithë Komunën e Dragashit, ka krijuar mjaft probleme si në zhvillimin e jetesës në temperatura që shkuan deri në -25 gradë celsius ashtu edhe në zhvillimin e turizimit në këtë zonë.

Edhe përkundër këtyre vështirësive, qendra po arrin të funksionoj mirë dhe t’ju ofroj pushuesve të gjitha kushtet e nevojshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat