Prishtina dhe Prizreni nga ora 12:00 mbesin pa rrymë për 90 minuta

Kosova

Prishtina dhe Prizreni nga ora 12:00 mbesin pa rrymë për 90 minuta

Më: 10 janar 2017 Në ora: 11:15
Ilustrim

KEDS përmes një njoftimi urgjent ka paralajmëruar qytetarët e Prishtinës dhe Prizrenit se në mesditën e sotme, do të ketë ndërprerje të obligueshme të rrymës për 90 minuta.

Dy qyteteve u ndalet rryma me kërkesë obligative nga KOSTT-it. Ndërprerja do të bëhet në linjat 110/10 kV Prishtina 3 dhe 110/10 kV Prizreni 1.

“Ndalesa do të zgjasë sipas kërkesës për 90 minuta, përkatësisht nga ora 12:00 deri në ora 13:30. Nga kjo ndalesë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për pjesën qendrore të Prishtinës dhe qytetit të Prizrenit me rrethinë”, njofton KEDS-i. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat