Lladrovci takon BIK-un e Drenasit

Kosova

Lladrovci takon BIK-un e Drenasit

Më: 11 janar 2017 Në ora: 16:31
Pamje nga takimi

Ramiz Lladrovci, kryetari i ri i Komunës së Drenasit, është takuar me krerët e Bashkësisë Islame në Drenas, me të cilët ka diskutuar çështjet me interes për qytetarët e kësaj komune.

Siç njofton zyra për media e Komunës, Lladrovci ka falënderuar përfaqësuesit e Bashkësisë Islame për vizitën dhe ka shprehur përkushtimin e tij për të bashkëpunuar mes Komunës dhe Bashkësisë Islame për fuqizimin dhe rolin e këtij institucioni për të ruajtur bashkëjetesën e secilit qytetar Drenasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat