MI: Rrugët në tërë vendin të kalueshme

Kosova

MI: Rrugët në tërë vendin të kalueshme

Më: 14 janar 2017 Në ora: 13:10
Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët në vend janë në gjendje të mirë, ndërsa, ekipet e kësaj ministrie po vazhdojnë të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, në mënyrë që zhvillimi i komunikacionit në vend të jetë i sigurtë dhe pa pengesa.

Kjo ministri i ka këshilluar qytetarët që të kenë pajisjet e nevojshme dimërore për qarkullim dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.

“Menaxherët rajonalë me ekipet mbështetëse të MI-së dhe kompanitë e kontraktuara po vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie pa ndërprerë, duke monitoruar, pastruar dhe mirëmbajtur të gjitha rrugët e vendit. Po ashtu, ekipet e MI-së po vazhdojnë t’u dalin në ndihmë ekipeve lokale nëpër komunat e Kosovës në çdo kërkesë të tyre”, thuhet në një komunikatë të MI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat