Mahmut Rexhepi zgjedhet Kryetar i degës së AKR-së në Podujevë

Kosova

Mahmut Rexhepi zgjedhet Kryetar i degës së AKR-së në Podujevë

Më: 14 janar 2017 Në ora: 16:03
Mahmut Rexhepi

Në kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor të partisë, Dega e Aleancës Kosova e Re në Podujevë, sot në prani të 155 delegatëve ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të Degës .

Punimet e Kuvendit nga afër kishin ardhur t’i përcjellin edhe mysafirë të shumtë dhe simpatizantë të Aleancës Kosova e Re në Podujevë.

Kuvendi i ka vazhduar punimet ku nga procesi i rregullt zgjedhor, me shumicë votash Kryetar i degës së Aleancës Kosova e Re në Podujevë është zgjedhur Mahmut Rexhepi.

Kryetari i ri fillimisht i ka falënderuar delegatët për besimin e dhënë duke premtuar se do të punojë pa ndalur në realizimin e plan-programit të AKR-së.

Rexhepi, në fjalën e tij para mysafirëve dhe delegatëve, tha se Podujeva ka potenciale të mëdha për zhvillim, por që asaj i duhet përkrahje institucionale e cila deri tash ka munguar.

“Ndryshimi pozitiv, perspektiva, zhvillimi ekonomik, e mirëqenia sociale, kanë vetëm një adresë, e ajo është AKR-ja dhe Presidenti Behgjet Pacolli”, ka thënë ai, duke shtuar se me AKR-në do të fuqizohet ekonomia e Podujevës.

Në emër të Presidentit Behgjet Pacolli, delegatët dhe të pranishmit i përshëndeti edhe koordinatori i zgjedhjeve në AKR, Vesel Makolli, i cili iu bëri thirrje qytetareve që t’i bashkohen Aleancës Kosova e Re, duke theksuar se AKR është shpresa e vetme për ndërtimin e një të ardhme dinjitoze me zhvillim ekonomik, e mirëqenie sociale për të gjithë.

"Kosova ka nevojë për burrështetas që mendojnë për të mirën e vendit, e ai është humanisti i përmasave botërore Behgjet Pacolli", ka shtuar Makolli.

Kuvendi pastaj i ka zgjedhur edhe nënkryetarët Rafet Nazifi e Jakup Asllani, sekretarin Mehmet Kastrati si dhe 15 anëtarë të Kryesisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat