Borë e acar javën e ardhshme

Kosova

Borë e acar javën e ardhshme

Më: 15 janar 2017 Në ora: 17:35
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të borës të cilat fillimisht do ta përfshijnë veriun e vendit dhe më tej gjithë territorin.

Reshjet më intensive sipas IHMK-së, parashihen të jenë në veriperendim të vendit dhe në jugperendim, por edhe pjesë tjera do të kenë reshje por të intensitetit më të ulët.

Temperaturat minimale do të regjistrohen të hënën diku nga -9 deri -7 gradë Celsius, kurse ditëve në vijim temperaturat minimale do të shënojnë vlerat nga -6 deri -4 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet  -3 deri -1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga  veriu dhe verilindja me shpejtësi nga 2-9m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat