Drenasi dhe GIZ thellojnë bashkëpunimin

Kosova

Drenasi dhe GIZ thellojnë bashkëpunimin

Më: 16 janar 2017 Në ora: 13:57
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim përfaqësuesin e organizatës gjermane GIZ, Shkelqim Daci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim përfaqësuesin e organizatës gjermane GIZ, Shkelqim Daci, dhe përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në këtë takim u diskutuar për projektin e menaxhimit të tokave, për tokat nën komosacion, dhe për hartat zonale dhe krijimin e bazes se të dhënave për të gjitha tokat bujqësore në Komunën e Drenasit.

Përfaqësuesi i organizatës gjermane GIZ ka ofruar mbështetje të parezervë si në stafin profesional ashtu edhe në programe mbështetëse në këta sektorë.

Lladrovci, i ka ofruar mbështetje dhe krijimin e kushteve ligjore për bashkëpunim, në realizimin e projekteve që janë ne të mirën e gjithë qytetarëve të Komunës së Drenasit.

Komuna e Drenasit ka memorandum bashkëpunimi me organizatën gjermane GIZ për menaxhimin e mbeturinave dhe zgjerimin e tyre, që deri më tani ky shërbim është shtrirë në 95 për qind e territorit të Komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat