Walker takohet edhe me Limajn dhe Krasniqin

Kosova

Walker takohet edhe me Limajn dhe Krasniqin

Më: 16 janar 2017 Në ora: 17:45
Wiliam Walker gjatë qëndrimit ë tij në Kosovë është takuar edhe me drejtuesit e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqin

Ish-shefi i OSBE-së në Kosovë Wiliam Walker gjatë qëndrimit ë tij në Kosovë është takuar edhe me drejtuesit e Nismës për Kosovën, kryetarin Fatmir Limaj dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të kësaj partie Jakup Krasniqi.

Takimin e Walker me drejtuesit e Nismës e ka publikuar në profilin e tij në Facebook Fatmir Limaj.

Statusi i Limajt:

Sot së bashku me kryetarin e Këshillit Kombëtar z. Jakup Krasniqi patëm kënaqësinë ta takojm mikun tonë, mikun e madh të Kosovës, Ambasadorin Wiliam Walker.

Me ambasadorin Walker diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe për problemet me të cilat po ballafaqohet Kosova.

I shprehëm mirënjohje ambasadorit Walker për rolin e tij në të gjitha fazat e zhvillimeve në Kosovë, e posaçërisht për kohën kur ai ishte vënë në anën e së drejtës, duke mbrojtur viktimat e pafajshme të Reçakut në janarin e vitit 1999 dhe duke i klasifikuar sulmin kundër tyre, si krim kundër njerëzimit.

Ambasadori Walker me deklaratën e tij pati kthyer fuqishëm vëmendjen e opinionit ndërkombëtar për krimet që po bëheshin në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat