Lladrovci u kërkon drejtorëve që kanë aktakuzë të ngritur të largohen nga puna

Kosova

Lladrovci u kërkon drejtorëve që kanë aktakuzë të ngritur të largohen nga puna

Më: 16 janar 2017 Në ora: 20:54
Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci ka kërkuar nga drejtorët të cilët kanë të ngritur aktakuzë, të largohen nga detyra zyrtare e ushtrimit të detyrës si drejtor.

Lladrovci diçka të tillë ka kërkuar gjatë një takimi me drejtorët e drejtorive komunale të Drenasit.

“Pas shkarkimit të katër zyrtarëve komunal me aktakuza të ngritura, sot, në takim me drejtorët e drejtorive komunale, kam kërkuar që secili që ka aktakuzë të ngritur, të largohet nga detyra.

Dy drejtorët politik, Drejtori i Administratës së Përgjithshme Komunale, Xhemë Binaku dhe drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Hyrije Xhemajlaj-Thaqi, janë me aktakuza dhe tashmë nuk janë më drejtor të drejtorive”, ka thënë Kryetari Lladrovci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat