Parashikimi i motit për sot

Kosova

Parashikimi i motit për sot

Më: 17 janar 2017 Në ora: 09:08
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot kryesisht të vranët dhe me reshje të borës të cilat fillimisht do ta përfshijnë veriun e vendit dhe më tej gjithë territorin.

Reshjet më intensive parashihen të jenë në veri-perëndim të vendit dhe në jug-perëndim, por edhe pjesë tjera do të kenë reshje por të intensitetit më të ulët.

Temperaturat minimale do të shënojnë vlerat nga -6 deri -4 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet  -3 deri -1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga  veriu dhe verilindja me shpejtësi nga 2-9m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat