Thaçi priti përfaqësuesit e MCC-së, i jep përkrahje punës së tyre

Kosova

Thaçi priti përfaqësuesit e MCC-së, i jep përkrahje punës së tyre

Më: 17 janar 2017 Në ora: 22:04
Foto nga takimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur për një takim përfaqësuesit e “Millenium Challenge Corporation” nga Uashingtoni, James A. Gerard, Brian Forni dhe Sarah Olmstaed, të shoqëruar nga Petrit Selimi, koordinator i MCC për Kosovë.

Në këtë takim, James Gerard ka njoftuar presidentin Thaçi se puna e MCC-së në Kosovë është “duke shkuar shumë mirë” dhe se tani MCC është duke “ecur drejt fazës kur do të fillojë të implementojë projektet për Kosovën”.

Presidenti Thaçi i përgëzoi për punën e bërë dhe u shpreh se “e përkrah punën e MCC-së” dhe se do të ketë “koordinim me qeverinë për të përkrahur projektet e MCC-së”.

“Projektet e juaja janë në përputhje me prioritetet e Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se “prandaj e përkrahim plotësisht punën e MCC-së në Kosovë”.

Millenium Challenge Corporation është agjenci amerikane për ndihma bilaterale, e themeluar nga Kongresi Amerikan në vitin 2004.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat