Të gjitha rrugët të hapura, komunikacioni vazhdon të zhvillohet pa probleme

Kosova

Të gjitha rrugët të hapura, komunikacioni vazhdon të zhvillohet pa probleme

Më: 19 janar 2017 Në ora: 11:56
Rruga në Kosovë

Angazhimi i ekipeve të Ministrisë së Infrastrukturës në terren ka mundësuar vazhdimin e zhvillimit të komunikacionit pa vështirësi në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale.

Bashkëpunimi i mirë në mes menaxherëve rajonal të Ministrisë së Infrastrukturës, ekipeve lokale nëpër komunat e vendit dhe Policisë së Kosovës në vazhdimësi ka mundësuar qarkullimin e qytetarëve edhe në zonat e thella malore.

Me gjithë reshjet e borës të herë pas hershme, bazuar në informacionet e fundit nga menaxherët rajonalë të MI-së, rrugët në të gjithë vendin mbeten të kalueshme.

Ministria e Infrastukturës i këshillon të gjithë qytetarët që të udhëtojnë të kompletuar me pajisjet e nevojshme dimërore duke treguar kujdes të shtuar në komunikacion dhe duke respektuar ligjin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat