Kryesuesi i KGjK - Nehat Idrizi, takon studentët nga Vjena dhe Venediku

Kosova

Kryesuesi i KGjK - Nehat Idrizi, takon studentët nga Vjena dhe Venediku

Më: 19 janar 2017 Në ora: 16:44
Nehat Idrizi, takon studentët nga Vjena dhe Venediku

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Nehat Idrizi, ka pritur sot në një takim, një grup studentësh nga Vjena dhe Venediku të cilët janë në vendin tonë në kuadër të një vizite studimore.

Kryesuesi Idrizi, i ka njoftuar studentët me detyrat dhe përgjegjësitë që ka Këshilli Gjyqësor i Kosovës,  ndarjen e gjykatave si dhe funksionin e tyre.

Gjatë fjalës së tij, Idrizi foli për të arriturat e deritashme, sfidat nëpër të cilat po kalon sistemi gjyqësor në vendin tonë.

Në Vjenë dhe Venedik, këta student bëjnë master për të drejtat e njeriut. Ata vijnë qe trembëdhjetë (13) vite me radhë  në Kosovë

Studentët, nga ana e tyre, falënderuan kryesuesin Idrizi për pritjen e ngrohtë dhe përkushtimin ndaj tyre. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat