Siguria në rrugë, të gjitha institucionet duhet të kenë përgjegjësi

Kosova

Siguria në rrugë, të gjitha institucionet duhet të kenë përgjegjësi

Më: 20 janar 2017 Në ora: 13:41
Pamje nga konferenca

Në konferencën e mbajtur sot për “Sigurinë si sfidë kyçe për transport të qëndrueshëm dhe mobilitet”, u tha se duhet të krijohet një qasje e re për nivelin e sigurisë në rrugë.

Kjo arrihet përmes mobilizimit të institucioneve përkatëse  dhe në të njëjtën kohë shkëmbimin e  praktikave me vende te ndryshme.

Më këtë rast, drejtori i kolegjit të ‘Tempullit’, Muhamed Krasniqi,  i cili bëri edhe hapjen e kësaj konference, tha se siguria është sfidë kyçe si për transport, ashtu edhe për mobilitet.

Sipas tij, aktivitetet që ata kanë bërë, janë zhvilluar në kuadër të planeve globale të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Dardan Sejdiu, nënkryetar në komunën e Prishtinës, foli për organizimin dhe mobilitetin në kryeqytet, i cili tha se nuk është i qëndrueshëm për siguri në rrugë.

Kurse, për organizimin e infrastrukturës së qytetit tha se kanë krijuar sa më shumë pengesa në rrugë me qëllim të parandalimit të aksidenteve, ngritje të vendkalimeve dhe ndriçim të tyre, si dhe organizim të sinjalistikës.  

Sejdiu: Prishtina nuk ka plan mobiliteti dhe të qëndrueshëm për siguri në rrugë

“Jemi munduar që për shkak të fluksit të madh të veturave, në kryeqytet të krijojmë sa më shumë pengesa për vetura. Një në moment të caktuar përfunduam duke i shëndrruar këto rrugë që u ndërtuan në 4 korsi, në vende të garave automobilistike dhe përfunduam me numër të aksidenteve në rritje e sipër. Me intervenimet urbane që i kemi bërë me ngritje të nënkalimeve, me ndriçim të vendkalimeve, me organizim më të mirë të sinjalistikës, me lirim të hapësirave për këmbësorë, shtylla apo këtë akuzën që marrim prej opozitës që veç kungja vendosim. Me fokus të për institucionet arsimore dhe me këto intervenimet institucion-arsimore, jemi munduar që numri i aksidenteve, sidomos me ato fatalitet të ulët...Komuna e Prishtinës nuk ka plan mobiliteti, nuk ka plan i cili e trajton çështjen e mobilitetit në mënyrë të integruar, jo duke i trajtuar në mënyrë të fragmentuar nivelin e integritetit, por duke pas një plan t ë qëndrueshëm që është dinamik. Një plan i cili në zhvillim të kryeqytetit ka në vete të integruar nivelin e transportit, të cilat mund të rritet dhe zhvillohen së bashku me qytetin”, tha Sejdiu

Sejdiu bëri të ditur se kanë filluar para dy jave me planin e mobilitetit, me anë të një granti të Bankës Evropiane, e që për këtë janë kontraktuar dy kompani.

Kurse, drejtori i Përgjithshëm për Komunikacion, Sheremet Ahmeti thotë se numri i aksidenteve në shtetin e Kosovës,  është në rënie.

Edhe në krahasim me vendet e rajonit, Kosova është më mirë sa iu përket statistikave për aksidentet, tha ai.

Ahmeti: Kosova në krahasim me vendet e rajonit, është më mirë sa aksidenteve

“Sot Republika e Kosovës me statistikat të cilat i kem, është një vend që mund të krahasohet me vendet e rajonit, ne vendet më të volitshme. Organizata e Shëndetësisë e ka bërë një krahasim në 100 mijë banorë dhe Kosova merr pjesë diku me 6.9 % në 100 mijë banorë. Maqedonia me 6.9%, Greqia me 7.4%, Bosnja me 8,7%, Shqipëria me 20.4%. Mund të them se me vendet e Evropës, ne jemi me mirë. Edhe përkundër asaj që humbja e jetës së njeriut është e madhe, ne do të bëjmë angazhime tona...Aksidentet me fatalitet në vitin 2015, kanë qenë 117, dhe në vitin 2016 kanë qenë 99, pra, 18 më pak ose 15.38%. Personat që kanë humbur jetën në 2015 kanë qenë 129, ndërsa, në vitin 2016, kanë humbur jetën 110 apo 19 persona më pak. Ne nga 1 shkurti do të fillojmë me një operacion të shtuar, të kontrolluar dhe kërkojmë që të gjithë shoferët ta bartin dhe ta implementojnë. Shoferët janë të obliguar ta përdorin dhe nës e nuk bëjnë, gjoba është e paraparë me 50 euro për kompanitë që nuk e shpërndajnë atë formularë”,  tha Ahmeti.

Në anën tjetër, përfaqësuesi për akademinë IRU, Blagoja Jovanski tha se sjellja e keqe gjatë vozitjes dhe mosnkontrollimi gjatë ngasjes së automjeteve janë shkaktarët kryesor të aksidenteve.

Jovanski: Sjellja e keqe gjatë vozitjes dhe moskontrolla janë shkaktarët e aksidenteve

:“Rezultatet e këtij studimi janë realizuar me intervista tregon që trajnimi profesional është metoda më efektive për të reduktuar numrin e aksidenteve. Sjellja e keqe gjatë vozitjes dhe moskontrolla e vozitjes janë shkaktarët e aksidenteve në botë. Gjetjet kyçe të këtij studimi kanë qenë për reduktimin e numrit të aksidenteve, performanca ndikon shumë në rregullimin e trafikut, një ndër konkluzionet ka qenë futja e kritereve për përfshirjen e presioneve të vozitjes dhe për të përfshirë kualifikimet minimale të trajnimit për vozitësit profesional dhe për të futur kualifikimet profesionale për vozitësit”, tha Jovanski.

Kurse,  përfaqësuesi tjetër, Alain Areal tha se duhet të bëhet ndarja e përgjegjësive për secilin institucion.

Në të njëjtën kohë, ai tha se nevojiten masa në siguri rrugore dhe masa të rregullta edhe në sisteme të ndryshme institucionale, në mënyrë që të kenë sa më shumë ndikim social dhe ekonomik.

Areal: Secili institucion duhet ta ketë përgjegjësinë për sigurinë në rrugë

“Jemi ne gjendje të arrijmë caqe të ndryshme, kemi një vizion por kemi punë për të arritur këtë. Për të realizuar këtë na nevojiten masa, siguri rrugore, masa të ndryshme dhe rregullta të sistemeve. Këto masa duhet të vlerësohen dhe të kenë ndikim social dhe ekonomik. Për ti zbatuar këto masa duhet të vlerësohet dhe monitorohet performanca, ndikimi i masave për të parë nëse funksion ose jo. Për të arritur një performancë të mirë dhe ndikim të mirë nevojiten menaxhim më i mirë i rrugëve dhe kombinim të burimeve, anembanë sistemin që adreson problemet dhe sjelljet e përdoruesve të rrugës. Infrastrukturën, legjislacionin dhe kështu me radhë. Kemi edhe parimin e ndarjes së përgjegjësive. Të gjitha institucionet, organizatat duhet të përfshihen ta adresuar problemin e sigurisë në trafik”, tha Areal.

Akademia IRU, ka shtatë qendra trajnimi në mbarë botën dhe planifikojnë të zgjerohen edhe në kontinentin e Afrikës dhe Amerikës Latine, u tha në këtë konferencë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat