KEK-u: KEDS vazhdon t’i mbulojë dështimet e veta

Kosova

KEK-u: KEDS vazhdon t’i mbulojë dështimet e veta

Më: 23 janar 2017 Në ora: 08:59
Ilustrim

Edhe pse KEK-u ka informuar Furnizuesin Publik KEDS/KESKO se bëhet fjalë për një devijim të shkurtër, si gjithmonë edhe kësaj radhe, furnizuesi publik KEDS/KESCO në mungesë të energjisë elektrike dhe në pamundësi të furnizimit të konsumatorëve me energji elektrike sipas përgjegjësisë që mban karshi tyre, thirret dhe raporton në emër të KEK-ut, pa pasur autorizim për këtë çështje.

“Me këtë rast me apo pa vetëdije po zbeh të arriturat e KEK-ut dhe po i demotivon punëtorët të cilët po bëjnë të pamundurën për ti mbajtur termocentralet në operim edhe në këto temperatura jashtëzakonisht të ulëta’, thuhet në komunikatën e KEK-ut.

“Blloku A-4, ashtu si është njoftuar KEDS/KESCO ka pas një devijimi të shkurt, mirëpo, me angazhimin maksimal të ekipeve të KEK-ut është në operim dhe po prodhon sipas planit”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitetin
e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat