Minxhozi shkon në Drenas për ta uruar Lladrovcin

Kosova

Minxhozi shkon në Drenas për ta uruar Lladrovcin

Më: 23 janar 2017 Në ora: 12:22
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, me të cilin kanë bizesuar për mundësinë e investimeve nga bizneset e shtetit amë në Drenas.

I pari i Drenasit me këtë rast  ka falëndëruar ambasadorin Minxhozi për vizitën që i ka bërë, dhe ka shtuar se bashkëpunimi mes tyre ka qenë i vazhdueshëm si homolog, dhe se ky bashkëpunim do të thellohet edhe më shumë për interesin e Komunës së Drenasit.

“Falëndëroj shkëlqësinë e tij për vizitën, ne jemi miq të kahërshëm dhe kemi shtrirë aktivitetet edhe në sferën e bashkëpunimit ndërinstitucional, praktikë kjo e cila do të vazhdoj edhe si kryetar Komune. Inkurajoj ambasadorin që të ftoj bizneset nga Shqipëria që të vijnë e të investojnë në Komunën e Drenasit, sepse ne do t’i ofrojmë kushte të favorshme për investime”, ka thënë Lladrovci.

Kurse ambasadori Minxhozi ka thënë se vizitën e tij në Drenas e ka bërë për të uruar mikun e tij në marrjen e detyrës.

“Kam ardhur në këtë vend, duke e ditur se është një Komunë e vogël, por me një histori të madhe, dhe për të përshendetur mikun tim në marrjen e detyrës si kryetar Komune. Kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë dhe të frytshëm me kryetarin Lladrovci sa ishte ambasador dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje si kryetar Komune”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat