Delawi: Familjarët t’i mbrojnë fëmijët nga manipulimet e ekstremistëve

Kosova

Delawi: Familjarët t’i mbrojnë fëmijët nga manipulimet e ekstremistëve

Më: 31 janar 2017 Në ora: 12:30
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, në tryezën e organizuar në Gjakovë, 31 janar 2017

Ambasada amerikane do t’iu përkrahë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. E rëndësishme është që të gjenden format që të luftohet radikalizmi. Familjet duhet të angazhohen në mbrojtjen e fëmijëve nga manipulimi i atyre që për arsye të ndryshme janë të përfshirë në ekstremizëm.

Kështu ka deklaruar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawi në një tryezë të organizua nga Iniciativa e Femrës Kosovare në Gjakovë.

Delawi: Duhet të gjemë forma të luftojmë ekstremizmin

“Ambasada Amerikane do t’iu përkrahë në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, e rëndësishme është që të gjejmë forma të ndryshme që të luftojmë radikalizmin, familjet sidomos duhet të angazhohen në mbrojtjen e fëmijëve nga manipulimi i atyre që për arsye të ndryshme janë të përfshirë në ekstremizëm. Ekstremistët përdorin narracione të ndryshme që të tërheqin të rinjtë pas vetes, dhe ne duhet ta parandalojmë një dukuri të tillë. Ata ndikojnë tek këta të rinj, sidomos tek ata që nuk punojnë dhe përmes rrjeteve sociale. Mënyra e vetme është që ne të punojmë për këta të rinj që t’iu ndërtojmë një të ardhme për këtë shtet. Mësuesit, familjet, miqtë duhet të kujdesen për këta të rinj, pra edukimi i tyre ka një rol vendimtar“, tha Delawi.

Ndërkaq, Delawie u shpreh se Kosova ka përkrahjen e plotë të ambasadës amerikane për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm tek të rinjtë.

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, u shpreh se feja nuk predikon dhunën. Ajo ka treguar se nga kjo komunë deri më tash numri i të rinjve që kanë marrë pjesë në luftërat e ISIS-it, është shtatë.

Kusari-Lila: Shtatë persona nga Gjakova kanë marrë pjesë në luftërat e huaja

“Tre prej tyre janë vrarë në luftëra të huaja, ndërsa, katër të tjerë janë kthyer. Gjithsej deri më tash sa kemi informacione janë shtatë përfaqësues nga Komuna e Gjakovës që kanë qenë pjesëmarrës në luftërat e huaja, gjegjësisht që kanë qenë pjesë e organizimit terrorist. Në rastet të cilat janë kthyer, gjegjësisht janë në duar të drejtësisë, ka pasur trajtim tjetër shtesë të organizatave tjera të cilat janë munduar të nxjerrin se cilat janë format e infiltrimit, se çka i ka shtyre këta të rijnë, relativisht të rijnë në moshë që të jenë pjesë e organizimit terrorist. Ajo çka vërehet në rastet në raportet e Policisë është fakti i një farë ndarje nga rrjedha e përgjithshme e tyre shoqërore”, yha Kusari Lila.

Në këtë tryezë, të pranishëm ishin përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, drejtorë shkollash, përfaqësues fetarë, si dhe ata të organizatave rinore. Bedri Cahani nga ICITAP, ka treguar të dhënat nga një anketë që kanë bërë me të rijnë.

Cahani: Rritet numri i raportimit në polici të rasteve të tilla 

“88.5 përqind se do ta raportojnë Policinë e Kosovës. FSK-në ka qenë vetëm 1.85 përqind, preferonin 2.96 përiqnd dhe prindërit 8.15 përqind, pas këtyre njohurive që i kanë marrë gjatë atyre ditëve normalisht që këto shifra kanë ndryshuar dhe është rrit numri 91.3 përqind të cilët do të raportonin Policinë e Kosovës“, tha ai.

Në fund pjesëmarrësit në tryezë kanë dhënë rekomandime të ndryshme për të parandaluar ekstremizmin tek të rinjtë kosovarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat