Rinia e LDK-së nesër aksion për vizat

Kosova

Rinia e LDK-së nesër aksion për vizat

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 16:44
ilustrim

Të rinjtë e LDK-së nesër organizojnë një aktivitet me anë së cilit kërkon liberalizimin e vizave.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se Forumi i Rinisë i LDK-së organizon aktivitet me moton “Mos na leni mshelë”.

“Qëllimi i këtij aktiviteti është sensibilizimi i institucioneve vendore, veçanërisht Kuvendit të Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare për nevojën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

 Aktiviteti fillon në ora 12:00 dhe mbahet në Sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat