Drenasi pret festën e Pavarësisë së Kosovës me shumë aktivitete

Kosova

Drenasi pret festën e Pavarësisë së Kosovës me shumë aktivitete

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 21:44
Kryetari i Kumunes se Drenasit, Ramiz Lladrovcit

Komuna e Drenasit me rastin e shënimit të nëntëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka njoftuar se ka në agjendën e saj disa aktivitete.

Nën qeverisjen e Kryetarit të kësaj komune, Ramiz Lladrovcit, për festën e 17 shkurtit janë paraparë dekorime në sheshe, rrugë parqe ku do të vendosen flamuj shtetëror.

Po ashtu Drejtoria për Kulturë e Drenasit ka njoftuar se do të ketë ekspozita me punime të nxënësve lidhur me përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës,  nën organizim të shkollave;

Bëhet e ditur poashtu se në tërë Drenasin, ora e parë e mësimit më 15 dhe 16 shkurt, në të gjitha shkollat do t’i kushtohet shpalljes së Pavarësisë së vendit.

Ndërsa pikërisht me 17 shkurt zyrtarët bashkë me qytetarë të Drenasit do të bëhen vizita dhe vendosje e kurorave në varrezat e Dëshmorëve si dhe vizita në familje të Dëshmorëve.

ora 10:00, mbledhje solemne  e Kuvendit Komunal të Drenasit me mysafirë të ftuar.
ora 14:00-16:00, koncert festiv në Sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe shpërndarja e mirënjohjeve, thuhet në agjendën e publikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat